Spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua nga një mbrëmje romantike dhe plot emocione, teksa e eliminuara e natës së 9-të ishte Ariana.

Para se vajzat të ngjiteshin në skenë, kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, se si e shohin veten si nuse të ardhshme

Veç të tjerash Xhesi ka folur për mënyrën se si e imagjinon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën që mund të ketë me Saimirin nëse do të përfundojë me të.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Tani për momentin po më shkon mendja tek loja mos u nxeh, nuk e di pse. Do testonim nervat. Pse jo të shihnim ndonjë serial, ndoshta Friends. Seriali Friends sillet rreth miqësisë dhe dashurisë dhe janë dy çifte shumë të bukura, pse mos të kemi shembull një nga ato.

Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?

Nuk e kam provuar ndonjëherë por pse jo, do më pëlqente ta llastoja, një ditë unë, një ditë ai.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Nëse do të kishin nevojë, patjetër që po. Unë edhe vetë kam një motër, nuk kemi vëlla dhe në rast se një ditë do të kenë nevojë, do t’i ndihmoja, si ata edhe prindërit e partnerit.

Do t’i druhesha pak faktit që dy breza të ndryshëm sa do merreshin vesh, por mendoj se gjendet gjithmonë një rrugë e përbashkët. Kam përshtypjen se ditët e sotme janë vjehrrat ato që duan të rrinë më pak me nuset se duan rehatinë. Ne mund të na ndihmojnë me fëmijët.

Po mami i Saimirit si të është dukur tek klipi?

E kam parë shumë pak vetëm tek klipi, dukej shumë e ëmbël. Kishte një fizionomi fytyre shumë të qeshur, shumë pozitive. Mbetet për ta njohur më tepër.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?

Unë kam dëgjuar dhe kam eksperienca të ndryshme edhe nga shoqet e mia. Nuk ka vjehrra të këqija apo nuse të këqija. Varet tek marrëdhënia që krijohet tek palët. Nuk u besoj stereotipeve./tvklan.al