Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Xhesi dhe Redona, janë argëtuar me njëra-tjetrën, teksa kanë bërë edhe gara sportive.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë folur edhe për eliminimet.

Xhesi është shprehur ndër të tjera që mërzitja përjetohet nga brenda por për shkak të dinjitetit vajzat nuk duan të derdhin lot para publikut.

Sa përqind është Love Story me inat për të shkuar deri në fund?

Redona: Kjo është në kontekst shumë ndryshe…

Xhesi: Nuk të lë zemra të kesh çështje inati, se do s’do përfshihesh. Ndoshta në fillim ngaqë nuk ishim të përfshira ishte pak ajo egoja mes gocave, por në këto momente nuk mendoj se ndonjëra nga ne e ka më.

Vajzat e eliminuara nuk e kanë shprehur faktin e mërzitjes!

Xhesi: Mendoj se është pak edhe çështje dinjiteti, ne mund ta përjetojmë nga brenda dhe nuk duam të derdhim lot para të gjithë shqiptarëve, askush nuk do ta nxjerrë atë anën tjetër vurnerabël./tvklan.al