Xhesi dhe Saimiri e kanë pasuar takimin e tyre në Shkodër me një darkë romantike, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë.

Xhesi u shpreh se ndihej më e lirshme me Saimirin dhe se sido të shkojë rrugëtimi i tyre në spektakël, do të mbajë vetëm kujtimet e bukura.

Saimiri: Të bëjmë një gëzuar për këtë ditë të bukur!

Xhesi: E shijova pafund! Çfarë ndjeve konkretisht?

Saimiri: Më ke ndenjur gjatë gjithë kohës shumë pranë dhe u ndjeva si të jem në shtëpi.

Xhesi: Për këtë ditën e sotme, mund të them që e ndjeva, në çdo sekond.

Saimiri: Unë e di që ti je pak tip i tërhequr, por shpresoj që deri në fund të më tregosh më tepër.

Xhesi: Sot ishte një fillim i mbarë, jam ndjerë edhe më e lirë me ty sot. Më vetja dhe më e sigurt! Doja të të pyesja, jemi drejt fundit dhe kemi pasur kaq javë, kush është Xhesi për ty nga nata e parë, dhe kush është Xhesi sot, ndryshimi?

Saimiri: Sigurisht që nga takimi në takim, edhe ndjen për dikë, por po shkojmë drejt fundit dhe…

Xhesi: Ndodh që rriten apo mbeten, si është raporti për ty në lidhje me mua?

Saimiri: Nëse do ishte njësoj nga takimi në takim, unë s’do kisha kërkuar më takime me ty. Fakti që unë të ftoj në takim do të thotë që unë kam interes, aq më tepër që jemi drejt fundit.

 Ti e ke menduar që nga nata e parë që do të ishe një nga vajzat e fundit?

Xhesi: Nëse tregohem totalisht e sinqertë, jo. Por tani që jam këtu, e di që i’a ka vlejtur kjo pritje. Jam tani me ty këtu dhe jam këtu! Në rast se më kupton, nuk jam vetëm trup këtu! Ndodh e njëjta gjë edhe për ty?

Saimiri: Kur jam me ty jam 100% me ty sepse duhet të jem me ty. Fokusohem komplet tek ty. Fakti që je e tërhequr, është sepse je si tip kështu apo ka diçka në lidhje me mua?

Xhesi: Edhe kam pasur frikë në këtë rrugëtim të them të drejtën sepse nuk është një situatë normle që mund ta japësh zemrën pa asnjë llojë druajtje. Por sot besoj se nuk kam qenë aq e aftë për ta fshehur atë që kam ndjerë. Nuk e di nëse e ke vënë re!

Saimiri: E shoh që Shkodra të ka bërë mirë se ke marrë zemër këtu në Shkodër. Ta dija do kishim bërë takimin e parë këtu dhe kushedi ku do ishim tani.

Xhesi: Do kishte mbaruar Love Story?! Kjo famë për mua është një flluskë sapuni, pas disa kohësh nuk do mbahet mend kjo, do mbahen mend ato që kam ndjerë gjatë kësaj kohe. Të ka rënë një lloj shkëlqimi në sy sot…

Saimiri: E paskemi të dy!

Xhesi: Unë jam njeri që jam aty pa kushte, nuk kërkoj shumë në dashuri, nuk kërkoj gjëra të mëdha. Kërkoj sprova nga ajo që kam përballë, kërkoj vetëm të jetë aty për mua dhe do jem aty për të. Jam gjithmonë! Mendoj se dashuria e vërtetë është pikërisht ajo që ndërtohet duke qenë aty me njëri-tjetrin.

Saimiri: Xhesi, faleminderit për këto fjalë të ngrohta që më the se e shoh se të dolën nga zemra dhe e vlerësoj shumë.

Xhesi: Nuk kam thënë kurrë më tepër se sa ajo që ndjej realisht!

Saimiri: Sido që të shkojë ky rrugëtim, unë gëzohem që jemi njohur sepse të vlerësoj shumë si njeri. Shpresoj të kalojmë sa më mirë në takimet e tjera.

Xhesi: Bie shumë dakord me ty, sido të shkojë ky rrugëtim, unë me vete do të mbaj vetëm kujtimet e bukura, ndjesitë pozitive.

Saimiri: Gëzuar!/tvklan.al