S’kanë fund surprizat dhe të papriturat në spektaklin Love Story nw TV Klan, reality dating show i parë në Shqipëri i këtij formati, ku një kast i mrekullueshëm vajzash do të sfidojnë veten dhe njëra-tjetrën në rrugën për të bërë për vete Saimirin.

Kokurrentja Xhesi, vendosi ta surprizojë 33-vjeçarin me një letër, që në fakt e kishte shkruar një pjesëtare tepër e rëndësishme e familjes së saj.

“Të kisha parë në klip por qenke shumë më i mirë se pritshmëritë e mia. Familja është gjithçka për mua dhe kam një porosi për ty që është nga një person shumë i shtrenjë që është halla ime”, u shpreh Xhesi.

Teksa pohoi se edhe ai është një person familjar, Saimiri i tha Xhesit që halla të mos kishte merak për të pasi ndodhej në duar të sigurta.

“Edhe unë në fakt jam shumë i lidhur me familjen time, kështu që më vjen mirë. Do ti themi hallës që je në duar të sigurta këtu dhe mos bëhet merak”, iu përgjigj Saimiri me buzëqeshje, pasi lexoi letrën e hallës së Xhesit.

Xhesi është një vajzë 26-vjeçare nga Shkodra, me profesion juriste.

Ajo shprehet se është një person i drejtpërdrejtë dhe e bindur në atë që kërkon.

Shpesh e cilësojnë si kokëfortë, por është tolerante dhe e duruar. Xhesit  i pëlqen shumë të ndihmojë njerëzit dhe prej kohësh është vullnetare në qendra të ndryshme sociale për moshat e treta dhe personat në nevojë.

Ajo rrëfen se i do shumë kafshët, por dashuria më e madhe për të janë macet./tvklan