Bukuroshja nga Shkodra, Xhesi Peraj, është shprehur shpesh herë se është shumë e lidhur me familjen.

Madje në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është ka theksuar se nëse do jetë zgjedhja e Saimirit dhe vendos të ikë në Gjermani, do t’i marrë edhe prindërit me vete.

Cili është aktiviteti yt i preferuar në fundjavë?

Të shkoj në Shkodër, të takoj shoqërinë që kam andej, mamin babin, dal ndonjë darkë. Nuk shkoj çdo fundjavë në pub apo kinema, në teatër, më pëlqejnë të gjitha.  Jam natyrë shumë e ndjeshme, unë qaj me filma. Motra ime më thotë ti je i vetmi njeri që ke qarë me një film me pinguinë. Film të preferuar kam “Age of innocence”, e preferoj edhe nga romani, është një romancë. Në libër i fantazon personazhet ashtu siç do ti, kurse në film i ke gati.

Ke menduar ndonjëherë të ishe pjesë e një filmi?

Jo nuk e kam imagjinuar, madje nuk e kisha imagjinuar as që do isha pjesë e televizionit. Jam futur rastësisht dhe kisha nevojë për një emocion të ri. Pas Love Story-t mbase do hiqja dorë nga televizioni për shkak të profesionit. Nuk jam as moshë e vogël që mund të eksploroj. Dua të kem një drejtim tjetër në jetë dhe nuk është televizioni.

Do ta lije karrierën nëse Saimiri të propozon të shkosh në Gjermani me të?

Karriera si juriste nuk ndërtohet vetëm në Shqipëri, ndërtohet edhe në vende të tjera. Pjesa e familjes është diçka tjetër sepse unë mamin dhe babin i kam vetëm dhe motra ime studion jashtë. Por me kalimin e kohës mund t’i marrë edhe ata me vete, pse jo.

Si ndihesh që jemi afër finales?

Ma vënë re edhe njerëzit edhe kolegët që jam si në ajër. Nëse kemi pasur emocione dhe vështirësi deri tani, këto ditët e fundit janë bombë. Jam pak e stresuar, kam pak ankth por të shkojë si të shkojë./tvklan.al