Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë këngëtarja e njohur Xhesika Polo dhe Alex Seitaj për të folur për bashkëpunimin e tyre të radhës me këngëtarin Mirud të titulluar “Nënë”.

Në Festivalin e 57 të RTSH, përpara dy vitesh, Mirud ka prezantuar këngën “Nënë” e më 30 Shtator e risolli atë në versionin remix me Xhesikën dhe Alexin. Nëna e Xhesikës ka humbur jetën në muajin Shkurt nga kanceri i gjirit dhe nëna e Murid po ashtu është diagnostifikuar me po të njëjtin kancer. Pjesë e kësaj kënge si autore është dhe këngëtarja e njohur Elhaida Dani.

Rudina Magjistari: Në momentin e parë që e dëgjon këngën “Nënë” duket sikur lidhet me historinë tënde personale, mos ishte kjo një nga arsyet që t’i ke pranuar këtë këngë menjëherë?

Xhesika Polo: Kam përshtypjen që kjo ka qenë edhe një shtysë për Mirudin që unë të jepja atë ndjesinë time në këngë. Jam munduar ta trajtoj sa më finë dhe më të thjeshtë dhe sa më pak prapashtesa sepse kjo është ndjesia që unë kam përjetuar gjatë kësaj periudhe. Për këtë arsye njerëzit e kanë marrë sikur unë e kam bërë këtë këngë për mamin tim, por ajo është një këngë që nuk ka ardhur akoma dhe nuk jam akoma në atë gjendjen time më të që ta sjell. Mendoj që do tregohem pak egoiste këtu dhe do e mbaj dhe pak për veten, në sensin që e kam pak të vështirë që ta ndaj akoma me njerëzit si nga ana e realizimit sepse është e rëndë. /tvklan.al