Pyetjes Xhesurin apo Ertugrulin, shumë do t’i përgjigjeshin: “Të dy”. Por, ekipi i produksionit të një filmi të ri në Turqi është i detyruar të vendosë për njërin prej tyre.

Media Turke raporton se Kivanç Tatlitug dhe Engin Altan Duzyatan do të nisin bisedimet me kompaninë e produksionit të filmit që pritet të nisë xhirimet së shpejti:

“Largimi nga Teherani”

.  Vetëm njëri prej tyre do të marrë rolin kryesor.

I pari njihet prej vitesh në Shqipëri, mes të tjerash edhe për rolin e Xhesurit në serialin “

Xhesuri dhe e bukura

”, ndërsa i dyti është heroi i serialit “

Ertugrul

”.

Filmi  “Largimi nga Teherani” do të bazohet në historinë e vërtetë dhe në librin që flet për largimin e 215 punonjësve japonezë nga Teherani në vitin 1985, në kohën e luftës Irak-Iran.

215 japonezët, shumica e të cilëve diplomatë, u shpëtuan nga turqit me urdhër të kryeministrit Turgut Ozal në kohën që kryeqyteti i Iranit pritej të bombardohej dhe të huajt ishin urdhëruar të linin vendin.

Media turke raporton se roli i ambasadorit turk në Iran pritet t’i besohet Haluk Bilginerit, i njohur për rolin e Kenanit në serialin “Ezel, ndërsa për rolin e togerit Mesut, që pati rol kryesor në operacion, ekipi i produksionit do të duhet të zgjedhë njërin mes Tatliug dhe Duzyatan./tvklan.al