
XHESURI DHE E BUKURA – EPISODI 29
21:30 30/12/2017
Tahsin kërcënon Xhesurin përmes telefonit se do ta vrasë. Xhesuri regjistron bisedën dhe i thotë se nëse do ti ndodhë diçka atij apo familjes së tij, Tahsin do të përfundojë në burg.
Xhesur dhe Syhan afrohen me njëri-tjetrin e këtë herë askush nuk do të mundet ti shqetësojë.
Kemal lajmëron Xhesurin për xhirimet e Banusë.
Pas ndihmës së Sirin, Syhan merr një videomesazh.
Xhesuri i rrëfen Syhanit me detaje për planin që kishte për ta bërë për vete dhe se si gjërat ndryshuan. A do të mundet Syhan ta besojë atë?
Bylent ndjek Syhan dhe Xhesurin. Cili është plani që do të thurë ai dhe Tahsin?