Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Unë jam plotësisht në rregull mendërisht. Përfaqësuesi i akuzës në peocesin ndaj Zani Caushit, Xhevat Hana është detyruar të bëjë deklaratën e rrallë, i nxitur nga shefi i tij prokurori i përgjithshëm Arben Rakipi, i cili e ka quajtur Hanën të lajthitur dhe të sëmurë psikik.

Xhevat Hana prokurori i çështjes të Zanit është sulmuar ashpër nga kryeprokurori Rakipi pas pretencës ku Hana tërhoqi të gjitha akuzat ndaj Zanit përveç asaj të armëmbajtjes pa leje, duke kërkuar për të si dënim kohën e paraburgimit. Prokurori Hana ka pohuar se shefi i tij Arben Rakipi nuk ka komunikuar me të dhe se zyrtarisht atij nuk i është kërkuar llogari për masat e kërkuara në pretëncë.

Deklaratën e bërë në shtyp të Rakipit, prokurori Hana e quan të çuditshme pasi Rakipi jo vetëm që nuk ishte njohur më dosjen por gjatë procesit hetimor nuk ka ndërhyrë aspak. Megjithë polemikat e ashpra, procesi gjyqsor ndaj Zani Caushit dhe shokëve të tij tashmë ka përfunduar dhe pritet vetëm vendimi përfundimtar i gjykatës më datë 22 Mars./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj