3Xhihadistet si Gra 2

Këta janë terroristët e Shtetit Islamik, prerës kokash dhe robërues grash, por që vishen si këto të fundit për të shpëtuar kokën kur humbin betejat.

Xhihadistet si Gra - Copy

Fotot i përkasin disa luftëtarëve xhihadistë, të cilët kanë rruajtur mjekrat, kanë hequr mustaqet, kanë vënë Make Up dhe jane veshur me burka.

Xhihadistet si Gra 2

Këtë e bënë për të mos rënë në duart e ushtarëve irakenë që morën kontrollin e provincës veriore të Baixhit në veri, gjatë ofensivës kundër Shtetit Islamik.

Fotot u publikuan në rrjetet sociale dhe mes tyre është edhe një militant jo më shumë se 16 vjeç.

Ofensiva e ushtrisë irakene vijon edhe në Tikrit. Sipas autoriteteve të Bagdadit, qyteti do të bjerë shumë shpejt nën kontrollin e qeverisë dhe kjo do të jetë një pikë kthese në luftën kundër Shtetit Islamik.

Kurdët kanë publikuar në internet, pamje në të cilat faktohet se Shteti Islamik ka përdorur gazin klorinë, gjatë një beteje në veri.

Në pamje shfaqen disa militantë kurdë me simptoma nga përdorimi i këtyre armëve kimike.

E ndërsa po humb terren në Irak, Shteti Islamik po detyron mijëra njerëz të braktisin shtëpitë nga rajonet e pushtuara në Libi.

Ndërsa sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, po fiton terren edhe në Afganistan, ku po zëvendëson Talebanët.

Tv Klan