Ne mund të mos i duam shumë xhinset kur vjen vera, por ato janë elementi kryesor i garderobës, pavarësisht stinës. Këtë e vërtetojnë më së miri blogeret e njohura, që duke i kombinuar me shami te pjesa e bustit apo crop top, krijojnë një pamje që të tundon.

Në fillim ju vijnë në mendje bluzat në nuanca të ndryshme (e bardhë, e zezë, ose portokalli) apo bluzat pa rripa. Secila prej tyre veshur me xhinse dhe një palë atlete na bëjnë të dukemi aq sa “vintage”, edhe super trendy.

Edhe sandalet me xhinse janë një opsion ideal për festa në darkë. Për ju kemi zgjedhur disa foto që padyshim do ju bëjnë të dashuroheni me xhinset: