Xhisiela Maloku ka qenë e pranishme këtë të mërkurë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Apelit ku është dhënë masa për djalin e deputetit, Rexhep Rraja. E pyetur nga gazetarët pasi ka dalë nga Gjykata, Xhisiela tha se u qëndron atyre që ka thënë në media dhe se ka ardhur sot për të mbështetur ish të dashurin.

“Ato që kam thënë në media janë të vërteta besoni çfarë të doni. Ai që ka folur kundër meje është në azil politik, nuk kam informacione të tjera. Jam këtu për ta mbështetur Rexhepin dhe për të treguar të vërtetën. Do them atë që unë dua të them. 

Unë jam shumë e bindur që nuk do të kem më probleme.

Do ti jap llogari shtetit dhe jo mediave

”.

Avokati, i Rexhep Rrajës,  Ilir Murati

Ndërsa avokati, i Rexhepit, Ilir Murati tha se Gjykata dhe një vendim të padrejtës.

Avokati, Ilir Murati : 

Media e banalizoi çështjen, Rexhepi është një njeri shumë i nderuar. Gjykata ka dhënë një vendim të padrejtë. Media e shtrembëroi faktin sepse qytetarja Xhisiela Maloku ka bërë tre kallëzime dhe i ka të tërhequra ku ka thënë se është mohuar vepra, nuk përcaktohet koha e dhunimit. 

Maloku është e sjellshme dhe e kulturuar dhe flet sa herë që e doni ju./

tvklan.al