Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shesë biletat e Kombëtares të gjitha online dhe pa pasur rezervime për grupe të veçantë.
Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Pano Xhixho, kjo është një praktikë botërore.
“Kjo nuk është një shpikje kjo është thjeshtë si funksionojnë federatat ndërkombëtare apo UEFA e FIFA në rastin e eventeve të rëndësishme biletaria kalon e gjitha online. Kjo është një praktikë që ishim të vonuar dhe duhet ta bënin patjetër“, thotë ai.
Xhixho thotë se të gjithë tifozët e Kombëtares janë të barabartë, e nuk mund t’i mohohet e drejta për të ndjekur kuqezinjtë në stadium.
“Për Federatën Shqiptare të Futbollit janë të gjithë tifozë kuqezi. Patjetër që respektojmë grupimin tifozët kuqezi dhe çdo grupim tjetër. Për ne janë të gjithë të rëndësishëm, janë tifozë kuqezi, pse t’ia privojmë këtë të drejtë“.
Çdo tifoz mund të marrë deri në 4 bileta për ndeshje dhe gjithçka mund të kryhet nga një kompjuter apo telefoni, pasi të kryhet regjistrimi.
Tv Klan