Ankandi Christie’s do nxjerrë në shitje së shpejti në internet “Mona Lisa Hekking”, një kopje e njohur e shekullit  XVII, të cilën pronari i saj Raymond Hekking, e ruante me fanatizëm si të ishte autentikja qysh në vitet 1960.

Piktura u bë subjekt i faqeve të para të mediave në SHBA, pasi u ble nga një tregtar antikuaresh në rajonin e Nicës në Francë nga koleksionist i pasionuar.

Vepra është vlerësuar rreth 200.000-300.000 euro, ndërsa shitja do të zhvillohet nga 11 deri më 18 Qershor në qendrën e ankandeve Christie’s. Hekking i kërkoi muzeut të Luvrit të provonte se Leonardo da Vinci ishte me të vërtetë autori i kësaj pikture.

I fiksuar me idenë se ai kishte kryeveprën e Leonardos mendonte se në Louvre nuk ishte kthyer Mona Lisa e vërtetë pas grabitjes së saj në 1911 nga italiani Vincenzo Perugia.

Për Pierre Etienne, drejtori ndërkombëtar i departamentit të pikturave antike të Christie, Mona Lisa Hekking” është ilustrimi perfekt i magjepsjes që Xhokonda ka pasur gjithmonë.

“Mona Lisa” hyri në koleksionet e Francois 1 menjëherë pas vitit 1517. Ndërsa disa kopje u bënë më pas në fillim të shekullit të XVII duke përfshirë edhe atë të blerë nga Raymond Hekking.

Klan News