Alma Çupi në Love Story: Budallallëk t’i thuash dashurisë jo, vajzën e kam çuar jashtë Shqipërisë sepse…

Në episodin e sotëm të programit “Talk Love Story” në Tv Klan ishte e ftuar gazetarja e njohur Alma Çupi, drejtuese e programit “Histori Shqiptare”. Alma Çupi ka treguar për eksperiencat e saj të dashurisë, por edhe për vajzën e saj.

Alma Çupi: Çdo gjë që bëhet në emër të dashurisë është për t’u përgëzuar. Dashuria është gjëja më sublime. Nuk ka rëndësi se ku e kërkojmë dashurinë, e kërkojmë në mal, fushë, Instagram apo rrjetet e tjera sociale apo në Love Story. Këta të rinjë kanë mundësinë të na japin edhe ne atë emocionin e dashurisë që ne si brez na është mohuar vazhdimisht. Në moshën e tyre ne nuk e kemi patur këtë fat. Mos dashuroni, ose ta marri vesh edhe familja. Ta shprehësh dashurinë kaq bukur. Jo vetëm një herë njeriu duhet të dashurojë gjatë gjithë jetës së vetë. Është një guxim, sepse për fat të keq mentaliteti jonë është paragjykues. Sa kohë një shoqëri e paragjykon dashurinë do të thotë se kjo shoqëri ka akoma shumë rrugë për të bërë. Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht ky mentalitet mbytës.

Moderatori Eni Shehu ka “ngacmuar” gazetaren duke i thënë se herën e fundit në karrigen e të ftuarit është ulur Robert Berisha, i cili është puthur me një prej konkurrenteve.

Alma Çupi: Është budallallëku më i madh t’i thuash dashurisë jo. Dashuria nuk njeh moshë, status social, karrierë thjesht duhet të shijohet.

Xhoni tregon hapur problemin që ka me Anxhin: Do vijë një moment unë do kthej kurrizin dhe…

Takimi mes Anxhit dhe Xhonit është komentuar gjatë sot në emisionin “Love Story Talk”. Pas komenteve nga konkurrentet e tjerë, edhe Xhoni pranoi që ai dhe Anxhi edhe pse mund të duken shumë bukur bashkë sërish kanë probleme.

Fronisti u shpreh se ia e respekton shumë Anxhin, por ajo nuk po ia kthen me të njëjtën monedhë dhe tha se marrëdhënia e tyre dhe mund të përfundojë keq.

“Këto janë muhabete fëmijësh të them unë sa ke pasur përpara, dua të jesh e virgjër. Po nuk jam unë ai personi. Për mua shyqyr që ka eksperienca. E dyta Anxhi me duket një vajzë e pjekur, por ne me njëri tjetrin…

Është një problem, ta them hapur fare. Unë dhe Anxhi flasim shumë bukur me njëri-tjetrin, por kur vjen muhabeti unë jam gati për të bërë gjërat, ajo jo. Kur unë ta tregoj respektin dhe ti nuk ma kthen do vijë një moment unë do kthej kurrizin dhe do shohësh kurrizin tim”, tha Xhoni.

Nëse do të ishte pjesë e Love Story, Alma Çupi bën zgjedhjet e saj për veten dhe vajzën

E ftuar në programin “Talk Love Story” në Tv Klan këtë pasdite ka qenë gazetarja e njohur Alma Çupi. Ajo ka folur për dashurinë dhe se si i shikon konkurrentët e programit. E vënë përpara zgjedhjeve nëse do të ishte pjesë e programit Alma ka treguar pëlqimin e saj për një prej fronistëve për vajzën dhe një prej konkurrentëve për veten.

Eni Shehu: Për vajzën tënde Kristin apo zgjodhin, kush të pëlqen?

Alma Çupi: Unë pëlqej Kristin, edhe babain e Kristit.

Eni Shehu: Nëse do ishte froniste Vip në vend të Danielës ose Deas, kë do zgjidhje për veten?

Alma Çupi: Atë djalin në cep me mjekër, Algertin.

Programi është mbyllur me një takim të Almës dhe Algertit, i cili kishte shprehur simpatinë për gazetaren në nisje të programit./tvklan.al