“Gënjehet me një tas supë, si kalamajtë e lagjes do i provojë të gjitha vajzat” Anxhi dhe Sellma komentojnë takimin e Xhonit me Rominën

Takimi i Xhonit me Rominën, nuk është pritur aspak mirë nga Anxhi, por mjaft qetë nga Sellma për të dyja këto vajza ai ka treguar pëlqim më parë dhe ka dalë në disa takime.

Anxhi: Xhoni përderisa gënjehet me një tas supë dhe ndryshon drejtim. Për puthje dhe gjëra më të mëdhaja sigurisht që do gënjehet. M’u duk një takim kot, i palëkundur do kishte qenë nëse dilte me vajzat e tjera, por jo të ishte aq i afrueshëm sa ka qenë me mua. Nëse thoshte që për mua bënte gjithçka. Nuk mendoj se është lodhur, por po shkon aty ku e ka më të lehtë.

Sellma: Takimi m’u duk i thjesht si ato kalamajtë e lagjes që luajnë me njëri-tjetrin. Pastaj Jonny do i provojë të gjitha vajzat në takime.

Eda: Në një takim të parë me dikë do ta njohësh në fillim edhe të krijohet ai intimiteti më pas. Ndërkohë aty kishte vetëm intimitet fizik dhe asnjë njohje thelbësore.

Xhoni ‘shpërthen’ kundër të gjithëve, nuk kursen as Anxhin: Mos më bëj mua lojëra

Takimi i Jonny me Rominën ka qenë në qendër të vëmendjes në programin “Talk Love Story” ku protagonistët kanë komentuar gjithçka.

Fronisti është treguar i revoltuar me të gjithë, por në veçanti me Anxhin, një prej kokurrenteve me të cilat ka dalë më shpesh në takime. Hyrja e Rominës duket se ka trazuar ‘ujërat’ dhe marrëdhënia e Jonny me Anxhi është ‘krisur’.

Jonny: Ngeli duke më ulur mua. Do të dalësh ti mirë edhe unë keq. Goca do fitojë gjithmonë kundër burrit.

Anxhi: Jo e ke shumë gabim, unë nuk dua të dalësh ti keq.

Jonny: Po pse nuk flet kështu në prapaskenë?

Anxhi: Njësoj

Jonny: Këtu mendohesh 100 herë ça thua.

Anxhi: Normalisht që do e mendoj se këtu jemi në ekran.

Jonny: Do dalësh edhe ti keq, kjo është e vërteta Anxhi. Atë që më ke bërë ti dhe mami jot nuk ta harroj kurrë në botë. Mos më bëj lojëra këtu.

Anxhi: Jo nuk po të bëj asnjë lojë…

“Më vjen keq’, Jonny tërhiqet dhe i kërkon falje Anxhit. Në fund përqafohen

Marrëdhënia e Jonny dhe Anxhi duket se ishte ‘krisur’ nga hyrja e Rominës, vajzës së re që në takimin e parë me fronistin kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në programin e sotëm “Talk Love Story” tonet mes dy protagonistëve kanë qenë të larta dhe shpesh herë të mërzitur nga deklaratat e njëri-tjetrit. Pas debatit Jonny i ka kërkuar falje Anxhit.

Jonny: Ndonjëherë i themi ca gjëra tepër, unë i kërkoj falje Anxhit se e di që edhe për ty nuk është e lehtë kjo situatë. Ndonjëherë nga nervat, aq shumë që jemi afruar nuk dua ta harroj. Kur të vras me ca fjalë më vjen keq, por jam i acaruar me ca gjëra. Nuk e kam fare personale me ty.

Anxhit i janë mbushur sytë me lot pas fjalëve të Jonny dhe ai është ngritur duke i dhuruar një përqafim./tvklan.al