Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Xhorxh Bush është presidenti i ri i SHBA. Kandidati demokrat Al Gore, pas vendimit të gjykatës së lartë për bllokimin e rinumërimit me dorë, të votave në Florida, i dha fund përpjekjeve drejt Shtëpisë së Bardhë. Zëvendës presidenti Al Gor e pranoi edhe publikisht humbjen. Në një fjalim të transmetuar në të gjithë Amerikën, kandidati demokrat deklaroi, se i kishte telefonuar Xhorxh Bushit, me qëllim që ta uronte atë për zgjedhjen si president i 43-të i vendit. Gore dhe Bush do të takohen së bashku më 19 Dhjetor.

Bushi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zëvendësimin e Bill Klintonit. Ai tha, se do të punojë së bashku me Al Gorin për të shëruar Amerikën. “I jam mirënjohës amerikanëve të cilët më dhanë privilegjin e madh që të jem në gjendje t’u shërbej si presidenti i tyre i ardhshëm”, deklaroi Bush. Ai ka marrë urimin për postin e ri nga shumë kryetar shtetesh, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Robertson./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora