Studiuesja Afërdita Onuzi, 50 vite ja ka kushtuar Xhubletës, dijebërjes dhe dijeruajtjes së saj. Lajmi që tashmë është pjesë e UNESCO-S dhe njihet se trashëgimi e gjithë njerëzimit nuk mund ta gëzonte më shumë. Por cilat janë përfitimet, kur një trashëgimi kulturore bëhet pjesë e UNESCO-s.             

“Së pari zë vendin që i takon në kulturën botërore. Së dyti konsiston në ruajtjen e dijebërjes dhe që është aspekti më i rëndësishëm. Duke patur përkrahjen e UNESCO-s do kemi mundësi të tjera financiare për t’i gjurmuar për t’i mbështetur gratë zonjat që dinë t’i bëjnë”.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ruajtja e unikalitetit të bërjes së xhubletës, sot e kërcënuar nga deformimet dhe njohja e simboleve të saj që vijnë që prej lashtësisë, e shumë pak njihen dhe interpretohen.

“Ndërsa xhubleta si e pangjashme me asnjë veshje tjetër duhet të kemi kujdes në ruajtjen e formës, prerjes së saj dhe në sistemin si dekorohet. Xhubleta është një libër i madh. Me shumë mistere dhe të panjohura ku janë shkruar histori, ngjarje nga më të ndryshme që s’i kemi lexuar sa duhet sepse nuk kemi përgatitjen e duhur”.

Puna për ruajtjen e Xhubletës për Ouzin është mjaft urgjente. Xhubleta bëhet e gjashta pasuri kulturore që merret në mbrojtje nga UNESCO dhe e dyta trashëgimi jo materiale, prej të cilës kanë ngelur shumë pak gra që e dinë sekretin e bërjes së saj.

Tv Klan