Xhubleta e mbrojtur nga UNESCO ndodhet në shtëpinë e sipërmarrëses së njohur, Klodiana Toptani. Këtë e bëri të ditur vetë Toptani, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, e cila u shpreh se i pëlqen të koleksionojë pjesë tradicionale të kostumeve shqiptare. Sipërmarrësja gjithashtu u shpreh, se gjërat që koleksionon më tepër janë ornamente të zonës së Zadrimës.
Klodiana Toptani: Unë në fakt jam koleksioniste, dashuroj pafund pjesën tradicionale të kostumeve. Tani së fundmi kam marrë edhe xhubletën e cila shkoi në UNESCO, që e kam unë. Janë gjëra shumë të rralla që unë…
Rudina Magjistari: Pra, është e njëjta xhubletë që ka…
Klodiana Toptani: E njëjta.
Rudina Magjistari: Pra le të themi, xhubleta që është analizuar, që është vëzhguar me kujdes nga gjithë ata, është vlerësuar për të qenë si një pasur kombëtare, por besoj edhe e planetit.
Klodiana Toptani: Është një gjë e rrallë!
Rudina Magjistari: Është e jotja dhe ti e ke në shtëpi atë.
Klodiana Toptani: Ajo ka një brez, që është një nga brezat më të rrallë. Ka 55 mijë plumba që janë përdorur për këtë brezin. Pastaj, gjërat që unë koleksionoj, janë të gjitha ornamentet e Zadrimës, që i përkasin pa diskutim gjithë pjesës së xhubletës. Nga kryqet, të gjitha gjërat që kanë, gjëra shumë të rralla që unë i adhuroj, i dashuroj. Kam varëse dhe vathë që janë shumë të rralla, sepse…
Rudina Magjistari: I ke të varura në mure?
Klodiana Toptani: I kam në korniza sepse ato janë shumë delikate dhe duke qenë se janë delikate, jam munduar t’i ruaj. /tvklan.al