Xhubleta shqiptare në UNESCO


Xhubleta shqiptare në UNESCO

17:29 29/11/2022

Bëhet pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore

Pas isopolifonisë, xhubleta është trashëgimia e radhës e jona jomateriale që merret në mbrojtje nga UNESCO. E thënë ndryshe, dijebërja e veshjes së xhubletës që daton  4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti nga Rabati i Marokut, ku mbahet mbledhja e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.  

Elva Margariti: Një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte dita-ditës të humbiste dhe me përfshirjen në këtë listë, ajo do të ketë të gjithë mbështetjen jo vetëm të institucioneve tona, por tashmë dhe të atyre ndërkombëtare.  

Gjatë një interviste për Tv Klan, ministrja Margariti zbuloi se institucioni që ajo drejton po përgatit dosje për të tjera pasuri të cilat do të kërkohen të shpallen Trashëgimi Botërore. 

Elva Margariti: Kemi filluar punën dhe për Eposin e Kreshnikëve, duam gjithashtu Upcimin e Tropojës, Transumanza që është shtegtimi i bagëtive që është një zakon edhe shqiptar të cilin do ta çojmë si një dosje të përbashkët me shtetet e tjera dhe Marubin në Memorien e Botës.

Xhubleta bëhet e 6-ta Trashëgimi Kulturore Shqiptare që merret në mbrojtje nga UNESCO.

Tv Klan









Të ngjashme