Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi nuk ka arritur që të kualifikohet në fazën e 1/8 në Lojërat Olimpike të Tokio 2020.

Kelmendi është eliminuar në fazën e 1/16 për kategorinë deri në 52 kilogram në xhudo, duke marrë një rezultat zhgënjyes.

Kelmendi u mposht nga hungarezja Reka Pupp duke llogaritur pikët, pasi gjatë kohës së ndeshjes nuk pati fitues të qartë.

Ndërkohë një ditë më parë xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi arriti që të merrte medalje të artë.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi arriti që të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Brazil në vitin 2016./tvklan.al