Xhumal martohet, e dashura e Jamaç shkon në dasmë pa të brendshme…

Xhumal martohet, e dashura e Jamaç shkon në dasmë pa të brendshme…

20:30 22/01/2020

Necip Memili, (Xhumal në serialin turk “Çukur”) është martuar me Didem Dayıcıoğlu ditën e djeshme. Çifti kishte menduar që ceremonia e tyre të ishte private, e thjeshtë, larg mediave dhe kamerave. Mes të ftuarve të përzgjedhur veçojmë prezencën e dy aktorëve të serialit Aras Bulut İynemli (Jamaç) dhe Rıza Kocaoğlu (Aliço), që nuk mund ta linin vetëm shokun e tyre.

Fotot e ceremonies ka qenë çifti dhe të afërmit e tyre që i kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Pyetjes se ku do ta kalonin muajin e mjaltit aktori iu përgjigj se do të shkonin në Balat, pasi ai ishte duke punuar në një projekt të ri dhe do të xhironin.

Në fokus të mediave turke ka qenë edhe e dashura e Aras Bulut İynemli, Bige Önal, fustani i të cilës është bërë viral në internet pasi është ngritur nga një erë që ka nisur papritur teksa ata ishin në dalje të hotelit. Momenti i sikletshëm është kapur nga kamerat, ku dallohet se ajo ka qenë pa të brendshme./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi