Xhungla rikthehet sërish në modë

Posta

Xhungla rikthehet sërish në modë

17:40 21/09/2019

Publiku në delir nga kalimi i Jennifer Lopez në pasarelë

E kishte veshur në vitin 2000 në ceremoninë e çmimeve Grammy, dhe e ka risjellë serish në shtëpinë e tij fustanin ikonë, i njohur si “Jungle dress’, vetë ajo, diva e muzikës POP, Jenniffer Lopez.

Publiku i pranishëm shpërtheu në duartrokitje në pasarelen e Versaçes në javën e modës në Milano nga kalimi i këngetares, trupi i së cilës dukej njësoj si 19 vite më parë.

Dhe kështu si Lopez, e lirë, e vendosur, e sigurtë në vetëvete, paraqitet figura e femrës ne koleksionet Pranverë-Verë 2020.

Dominojnë motivacionet e natyrës së egër dhe të ashtuquajturat animalier, por kësaj radhe të ndërthurura edhe në ngjyra shumë të forta.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi