Xhungla zbret në pasarelë

Xhungla zbret në pasarelë

17:26 24/09/2019

Xhungla zbret në pasarelën e Milano Fashion Week. Pasi Donatella Versace vendosi të rikthej disa motive të përdorura prej saj 20 vite më parë, tashmë një tjetër brand i njohur tërhoqi vëmendjen me koleksionin e sjellë për Pranverë-Verë 2020.

Dolce and Gabbana e kanë quajtur sfilatën e tyre “Sicilian Jungle”.

Për Stefano Gabbana-n ky koleksion përcjell shumë lumturi dhe reflekton atë që ata janë: Dy persona të lumtur me punën dhe jetën e tyre.

Natyra tropikale e ndërthurur me kostumet me motive siciliane, ku 80% e asaj çfarë shihet është punë e bërë nga duar italiane.

Flokë të mbledhura, penel i fortë, aksesorë të shumtë me lule e gjethe që të kthejnë pas në vitet 50. Gjithçka nevojitej për ta mikpritur publikun në atmosferën e jashtëzakonshme të xhunglës më të bukur siçiliane.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori