Nxirret me forcë nga salla e kongresit ish-Presidenti Hu Jintao

Ky filmim tregon momentin kur ish-Presidenti kinez Hu Jintao nxirret me forcë jashtë sallës së kongresit 1-javor të Partisë Komuniste që u mbyll këtë të shtunë.

Në pamje duken rojet e sigurisë që kapin për krahu ish-udhëheqësin komunist, sot 79 vjeç, i cili refuzoi të çohej teksa ishte ulur në krah të pasardhësit Xi Jinping dhe drejtuesve të tjerë të lartë. Në momentin e largimit, ai kthehet për herë të fundit për të folur me presidentin kinez.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, por janë të paqarta arsyet e nxjerrjes me forcë të njeriut që drejtoi Kinën për një dekadë nga 2003-shi. Hidhen dyshime se kjo mund të ketë qenë një formë proteste e tij, pasi nuk do të jetë më në listën e 200 anëtarëve të Komitetit Qëndror.

Kongresi i 20 i Partisë Komuniste largoi nga kryesia “kastën e vjetër” dhe ndryshoi kushtetutën duke i dhënë presidentit kompetenca gati të pakufizuara. Xi Jinping pritet të marrë të dielën mandatin e tretë presidencial dhe në krye të partisë, që e bën atë liderin më jetëgjatë që pas Mao Ce Dunit.

Tv Klan