Xi Jinping ka marrë mandatin e tretë presidencial dhe në krye të partisë. Në fjalimin e tij, Jinping falënderoi partinë “për besimin” dhe tha se vendi ka arritur synimin e tij për të vendosur një “shoqëri mesatarisht të begatë”, shkruan “BBC”.

Tashmë po marrim hapa të sigurt në një rrugëtim të ri për ta kthyer Kinën në një vend modern socialist në të gjitha drejtimet. Për të përparuar në qëllimin e shekullit të dytë dhe përqafuar rigjenerimin e madh të kombit kinez në të gjitha frontet, për një rrugë kineze drejt modernizimit”, tha ai.

Ai shtoi se “Kina nuk mund të zhvillohet pa botën dhe bota ka nevojë për Kinën”. 

Jinping do të vazhdojë të jetë Kryetar i Komisionit Qendror të Ushtrisë që do të thotë se do të vijojë të mbajë titullin e tij ushtarak si komandant i Ushtrisë Popullore të Lirisë së Kinës.

Komiteti Qendror do të vijojë të jetë i përbërë nga 7 persona, ndërsa mes 24 personave të byrosë politike nuk gjendet asnjë grua.

Me këtë mandat të ri, Xi Jinping bëhet zyrtarisht lideri më jetëgjatë i Kinës pas Mao Ce Dunit./tvklan.al