Të dyja vendet do të mbajnë samitin e parë kinez-arab dhe vjen në një kohë kur lidhjet SHBA- Riad janë në nivelin më të ulët

Princi i kurorës Mohammed bin Salman do të presë liderin e Kinës, duke sinjalizuar vendosmërinë e Riadit për të mbizotëruar në rendin global.

Sundimtari është rikthyer në skenën botërore pas vrasjes së Jamal Khashoggi në vitin 2018, dhe ka qenë sfidues përballë zemërimit të SHBA-së mbi politikën energjetike dhe presionin nga Uashingtoni që po përpiqet të ushtrojë presion për izolimin e Rusisë. Princi Mohammed bin Salman do të mbledhë gjithashtu sundimtarë nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për një samit kinezo-arab gjatë vizitës së presidentit Xi Jinping që pritet të fillojë të martën.

Vizita e Xi Jinping vjen në një kohë kur lidhjet SHBA-Riad  janë në nivelin më të ulët, pasiguria rëndon në tregjet globale të energjisë me Perëndimin që vendos një kufi çmimi për naftën ruse dhe ndërsa Uashingtoni që vështron me kujdes ndikimin në rritje të Kinës në Lindjen e Mesme.

Reuters raporton se lideri kinez do të ketë një pritje luksoze të ngjashme me atë të ish presidentit amerikan Donald Trump kur ai vizitoi mbretërinë në vitin 2017, dhe në kontrast me vizitën e Bidenit në korrik, që kishte për qëllim të përmirësonte lidhjet me Riadin. Delegacioni kinez pritet të nënshkruajë dhjetëra marrëveshje me Arabinë Saudite dhe shtete të tjera arabe që mbulojnë energjinë, sigurinë dhe investimet sipas asaj që raporton  Reuters.

Princi Mohammed është i fokusuar në zbatimin e planit të tij të diversifikimit Vision 2030 për të hequr ekonominë nga nafta duke krijuar industri të reja, duke përfshirë prodhimin e makinave dhe armëve, si dhe logjistikën.

Arabia Saudite po thellon lidhjet e ekonomisë me Kinën pasi ëështë furnizuesi kryesor i naftës, ndërsa Rusia ka rritur ndikimin e saj në tregut kinez duke e furnizuar me karburant me çmim më të ulët. Shtetet arabe të Gjirit kanë forcuar në vitet e fundit lidhjet me Kinën dhe Rusinë në një kohë shumë te tensionuar ku shumë shtete po kërkojnë që Rusia të shpallet si sponsor i terrorizmit.

Klan News