Në emisionin e së shtunës në ekranin e Televizionit Klan, “Xing me Ermalin”, ishte i ftuar themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari. Fondacioni i cili ka patur nisma të suksesshme, një javë më parë ka shënuar një vjetorin e tij.

“Maksimumi ia 4 javë të kisha dhënë sepse nuk mendoja se do zgjaste” ia pret Ermali, ndërkohë që kundërpërgjigja e Arbrit është shumë e goditur.

1

 “Fundjava ndryshe është një nisëm ndërmjetësimi, vullnetare, bamirësie në të gjithë Shqipërinë.”

Ju çfarë bëni? Njerëzit që ju thonë që kanë nevojë për ndihmë?

“Ne sipas verifikimeve që bëjmë në terren, i themi njerëzve këto janë nevojat dhe ata i marrin vetë gjërat dhe i kthejnë në ushqime ose në çdo nevojë tjetër.”

 Këtë e bëni çdo fundjavë?

“Këtë e bëjmë çdo të shtunë dhe të dielë nga 30-40 familje dhe ne shpërndajmë rreth 6 ton ushqim në javë.”

 Arbër , tani ti sa fiton nga kjo punë?

2

“Kjo është një pyetje tipike shqiptare Ermal. Zero, unë nuk fitoj asgjë pavarësisht fjalëve të njerëzve, sepse ne bëjmë vetëm ndërmjetësimin.”

Përveç ndihmës me ushqimet keni filluar dhe me ndërtimin e shtëpive?

“Ne kemi ndërtuar 6 shtëpi dhe tani 4 të tjera që bëhen 10.”

Duke ia kthyer me një batutë, Ermali i thotë nëse ka ndërmend të bëhet kryeministër tashmë, apo çfarë, ndërsa Arbri ia kthen se “nuk do jetë kurrë pjesë e politikës shqiptare”.

 Po mirë këta politikanët iu janë afruar për të dhënë ndonjë dorë?

 

“Janë afruar pothuajse të gjithë krahët politikë, por nuk janë lejuar në prani të kamerave që puna e mirë të bëhet pa publikim dhe të gjithë janë tërhequr. Mua më ngatërrojnë me shumë parti politike, por unë jam një shqiptar që dua të jap një kontribut për këtë vend.”

3

Unë kam qenë nga të parët që të kam mbështetur dhe e kam ndjekur nismën tënde por a mendon se duhet një mbështetje më e madhe për ta administruar sepse ty do të të shterojnë forcat….

 

“Fundjava nuk është vetëm e imja dhe nuk ka të bëjë vetëm me ushqime por që ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me spitale dhe studio ligjore. Filloi si nismë personale ndërsa tani është gjithëpërfshirëse dhe synimi është të nxjerrim këto familje nga bamirësia”.

Në rubrikën “pyetje nga Facebook”:

Një vajzë të propozon, duke thënë “do martohesh e mua të t’i sjell prindërit? Je për t’u marrë shembull”.

“Kështu thotë kjo se nuk më njeh nga afër. Nuk kam kohë.

Një tjetër thotë “kur të mbarosh fundjavën a do i futesh politikës, siç bëri Erion Veliaj?

4

“Ai e ka filluar në një mënyrë tjetër. Nuk e inspiroj politikën dhe “Fundjavë ndryshe” do vazhdojë këtë mision që ka me këto rregulla që ka”.

 Një vajzë tjetër të pyet “Si u motivove të ndihmojë njerëzit në nevojë? Ç’të shtyhu?”

 

“Fundjavë Ndryshe”, ka lindur natyrshëm dhe ishte diçka personale që e bëra publike.”

 “Si i fiton të ardhurat me këtë punë? A bën ndonjë punë tjetër?”

“Po, unë punoj në një studio ligjore, jam asistent avokat dhe vazhdojë dhe shkollën duke i menaxhuar të ardhurat e mia si student”.

Nëse të pyet ndonjë kushëri për ndonjë shtëpi si ia bën?

 “Nëse është person në nevojë sigurisht do e ndihmoja si çdo njeri tjetër”.

A keni menduar të hapni ndonjë jetimore si ndonjë tip shkolle për fëmijët në nevojë?

5

“Ne jetimore nuk na lejohet të hapim sepse janë të shtetit. Por kemi menduar diçka si një grup studentësh 300 veta për të marrë shkollimin e duhur për këta fëmijë në një shkollë private. Ka rreth një muaj që po zhvillohet një operacion i quajtur “projekti i njëqind lekëshit” në bashkëpunim me Big Market, ku do pajisim 42 shtëpi me soba druri, për ata që nuk kanë. Ai njëqind lekësh i një shqiptari mund të bëjë një mrekulli.”

 Çfarë ke dhuruar për herë të parë?

“Të kujtohen ëmbëlsirat e bardha 50 lekëshe? Atëherë e ndava një të tillë përgjysmë me dikë”.

7

Mund t’i bëjmë thirrje atyre që duan të ndihmojnë?

“Si fillim duhet t’i bëjmë thirrje atyre që duan të ndihmohen. Tek apeli për ndihmë duhet të kontaktojnë në këtë numër: “068 80 8 9999”.

Në ditën më të ftohtë të dimrit të këtij viti që lamë pas,“Fundjavë Ndryshe”, doli ushqeu dhe mbuloi të gjithë të pastrehët e Tiranës./ TV KLAN