Të ftuar:

Blerina Kondi,

Aulona Musta,

Fatma Haxhialilu,

Erand Sojli

 

Këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, që transmetohet në televizionin Klan, ishte e ftuar Blerina Kondi, gruaja e Dr. Florit, i cili humbi jetën rreth 3 vite më parë. Blerina dha mesazhin se Sindroma Down, sindromë nga e cila vuan djali i saj i vogël, nuk është sëmundje.

Pyetjes së Ermalit nëse është hall të kesh fëmijë me Sindromën Down, Ajo iu përgjigj: “

A të duket hall ty kjo krijesë?

Kjo përgjigje e saj mori duartrokitje të fortë nga spektatorët në skenë.

Ndërsa lidhur me ndjenjat e tyre kur mësuan se fëmija i tyre do të ishte me Sindromën Down, a tha  se “

jo, nuk u ndjemë të braktisur, një person që na ndenji më shumë pranë është Pastori i Kishës Rilindja, Fitro Muça dhe njerëzit e tjerë të të njëjtit besim. Besojmë se çdo gjë që vjen nga perëndia është e bekuar dhe jemi falënderues për këtë… Është shumë i veçantë.

Vendimi për ta mbajtur fëmijën u mor direkt, nuk është se kishim dyshime. Nuk morëm hapat e tjerë për të verifikuar nëse fëmija është me sindromë apo jo, sepse do e prisnim ashtu siç vinte”, tha Blerina.

Ermali: Çfarë të është dashur të sakrifikosh si nënë e një fëmije me Sindromën Down?

Blerina: “

Më është dashur të sakrifikoj disa gjëra. Themeli i ndryshimit tek këta fëmijë është durimi, dhe kjo është një ndër gjërat që duhet të fitosh ti. Duhet të kesh shumë durim që të marrësh ato që ti do kur fëmija yt të rritet pastaj. Bëhet terapi çdo ditë, jo vetëm prindi por në shkollë, në kopsht.”

Lëndimi i parë i Danjelit

Blerina komentoi edhe lëndimin e parë të Danjelit, dhe u beri thirrje të gjithë prindërve që të përpiqen të sensibilizojnë fëmijët e tyre për këtë sindromë.

Po merrja Kaltrinën nga shkolla dhe ky ka shumë qejf të lozë me top, aty ishin një grup çunash të klasës së parë po luanin me top. Dhe shkon Danjeli me vrap shumë i ekzaltuar për të luajtur. Por, ikën turma, shpërndahet. Vunë re një ekzaltim më tepër se duhet, siç duket e kuptuan…Grupi u zhvendos në një vend tjetër. Danjeli aty ngeli sepse nuk është mësuar të mos e duan njerëzit, është mësuar në ambiente familjare ku të gjithë e duan

.”