E ftuar:

Bleona Qereti

Në puntatën e dytë të “Xing me Ermalin” e ftuar ka qenë Bleona Qereti, e cila si gjithmonë ka diçka për të thënë për të gjithë ndjekësit e saj, të gjithë “Bleonaire”. Në një bisedë shumë të lirshme dhe karizmatike, Bleona i përgjigjet pyetjeve të Ermal Mamaqit, por edhe të komentuesve të shumtë të rrjeteve sociale.

Më poshtë intervista e plotë: 

Ti po bën së fundmi një këngë të re, do të jetë shqip apo anglisht?

“Pas kërkesave të shumta të të gjithë “Bleonaire -ve” dhe të gjithë fansave të tjerë që më kanë çuar në Instagram direkt mesazhe, kam vendosur të bëj një këngë shqip më në fund, e cila do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht. Do të bëhet me producentët “Big Beng” nga Kosova”.

Është e vërtetë që emri Bleona, të është vendosur në fillim ty e pastaj të gjithë Bleonat e tjera kanë marrë emrin tënd?

“Emri Bleona është bashkim i emrave të familjes time, që do të thotë: “Bledar është vëllai im, Oli është mami im dhe Nazmi është babi im. Kështu që kur kam lindur unë, babi doli me këtë idenë që të marri rrokjet e para të emrave të familjes dhe të bëjë një bashkim dhe doli Bleona. Kjo është e para dhe e dyta, pas 22 vitesh karrierë akoma vazhdon të thuhet “Bleona Qerreti”, por në fakt e kam “Qereti” me një “r”.”

Kur hedh këto fotot në Intagram, a rri ti shikosh komentet se unë jam i fiksuar?

“Unë nuk kam shumë kohë të shoh komentet, sepse vë foton në “Instagram” dhe më pas merrem me gjëra të tjera, pasi dita për mua duhet të ketë 48 orë që të mbyll gjërat e mia, por kur shoh ndonjë koment të poshtër, skandaloz, sigurisht që nervozohem, sepse nëse nuk më do mos më ndiq”.

Por përveç pyetjeve në studio nuk kanë munguar as instertet e përgatitura jashtë studios së “Xing me Ermalin”.

Çfarë ka ndodhur tek dhoma e Bleonës?

Stafi i “Xing me Ermalin” ka shkuar në dhomën e Bleonës, aty ku ajo po flinte dhe i kanë bërë një surprizë për ditëlindje. Pas zhurmave që kanë shkaktuar, Bleona është zgjuar e tmerruar duke e pyetur habitur nëse ishte në rregull apo jo Ermali … Ai e uron për ditëlindje, por në fakt Bleona ditën e saj të lindjes e feston në 14 Maj.

Më pas gjatë bisedës në studio, Ermali kishte mbetur i habitur sesi Bleona ishte vetëm në dhomën e saj të gjumit.

Bleonë, mendon se kjo kënga e fundit do të jetë një hit?

“Producentët janë shumë të mirë, kënga do të jetë super fantastike, super hit dhe video absolutisht “tull”.

Po si do të jetë,  e ke menduar?

“Absolutisht po, këtë javë do të shkoj në Kosovë, për të bërë fotot e singëllit të ri, sigurisht nuk do t’i them të gjitha këtu  sepse do t’i lë suprizë kur të dalin”.

Në rubrikën “Pyetje nga Facebook”, Bleonës iu drejtuan këto pyetje:

Bleonë, a ia arrite atë që dëshiroje në jetë?

“Akoma, por jam në drejtimin e duhur. Kam shumë rrugë për të bërë, por kur kthej kokën mbrapa shikoj që vërtetë kam bërë shumë gjëra dhe jam shumë herë më afër destinacionit tim të fundit.

Cfarë bën moj “goc” që je kaq e bukur, më e bukur se para 20 vitesh?

“Atëherë nuk ka pasur këtë lloj “make up”  që ka sot, nuk ka pasur “ Instagram”.  Unë kam të njëjtin “look” që kam pasur para 20 vjetësh. 

Para 20 vjetësh unë kam qenë një hap përpara kohës që ishte atëherë, domethënë nuk e merrja fustanin në Londër, por e merrja në Zvicër kur kisha një koncert. Buzët i kam njëlloj, këto janë të gjitha të Olit nuk janë të doktorit. Çfarë faji kam unë që atëherë nuk kishte foto dhe ai ishte ndriçimi dhe ato ishin kamerat, mbi të gjitha nuk kam shumë kilometra i kam amortizatorët në rregull”.

Bleonë me çfarë i heq qimet?

“Lazer dhe kjo ka ndodhur në 2007”.

Këtu ka shumë pyetje idiote si të tipit: a ke pirë ndonjëherë drogë, a ke luajtur bixhoz?

Nuk kam pirë asnjëherë drogë, luaj bixhoz për çdo gjë, qoftë edhe për jetën time. Unë marr shanse të tmerrshme në jetë.

Ndërsa pyetjeve në rubrikën “Makina e së vërtetës”, Bleona iu përgjigj:

Tani që Brad Pitt u nda nga Anxhelina, a do të bësh ndonjë tentativë për të “gjuajtur” edhe atë?

Pse kë kam gjuajtur tjetër unë, që më ngeli ai pa gjuajtur? Pastaj ai është shumë “old” për mua.

Përgjigja e makinës: Po ti do të bësh ndonjë tentativë për të shkuar në të sëmës?

Pse “ban” si seksi?

Sepse jam seksi! Vetëm nqs nuk ke ti pasqyrë ose Instagram, po mesa duke ke se më ndjek.

Përgjigja e makinës: Ik se të… ….

Një tjetër koment është: Nuk të pushon goja…

Dhe pastaj?!

Përgjigja e makinës: Nuk më pushon goja se kam çfarë them, kam një jetë.

Një tjetër koment në  facebook për Bleonën: Bleona ik mos na çaj kokën…

Ik ti or vëlla nga Instagrami im

Përgjigja e makinës: Isuf, ik mos na çaj….

Ndërkohë në makinën e së vërtetës vjen edhe qeni i Bleonës, Xhoni.

Medimi i parë i Xhonit nga makina e së vërtetës:

Po unë ç’dua këtu mo vlla? Unë kam lindur në Amerikë. Ku më ka sjellë kjo debilja?

Mendimi tjetër:

Ooo qenka Ermal Mamaqi, sa t**p ky.

Ore përse më shikojnë kështu këta sikur e kuptojnë ç’po them?

Oh fuck! Më duket se më zbuluan…