XING ME ERMALIN – EMISIONI 6

XING ME ERMALIN – EMISIONI 6

23:15 29/10/2016

Të ftuar:

Valer Kolnikaj,

Armina Mevlani

 

Këtë të shtunë, në emisionin “Xing me Ermalin” në Televizionin Klan ishte e ftuar Armina Mevlani, blogere dhe një personazh shumë i përfolur nga mediat për stilin e saj të jetesës.

Si gjithnjë, biseda me drejtuesin e aktorin Ermal Mamaqi nisi me batuta dhe shaka, ku nuk munguan pyetjet me “spec”. Por bukuroshja Mevlani nuk “ia la mangut”, duke sjellë kështu një intervistë sa interesante aq edhe ndryshe.

A do martohesh së shpejti me Shkëlzenin apo jo?

“Më çmendën duke ma bërë këtë pyetje dhe unë kam thënë se jemi në ato hapa, por nuk kemi vendosur as datë as ditë për ta ndarë me njerëzit”.

Pas përgjigjes së saj, Ermali fillon ta ngacmojë me një tjetër batutë duke i thënë: 

“Ke ndonjë gjë tjetër, a do të ta bëj dasmën falas?”

Po si janë këta Berishllarët?

“Janë njerëz shumë të thjeshtë, shumë komunikativë siç e di dhe ti, sepse doktorin e kishe këtu”.

A të privojnë ata në jetën tënde, për të bërë gjërat që ti do?

“Absolutisht jo”.

Po nëse përshembull do të votoje për PS -në a do të të lejonin?

“Jam e sigurtë që nuk do të më privonin për këtë gjë, nëse do të ishte vendimi im”.

Para dy javësh ishte ditëlindja e doktorit? Të ftoi? Çfarë dhurate i bëre?

“Sigurisht që më ftoi. I bëra një dhuratë së bashku me familjen time, simbolin e peshores, meqë dhe në horoskop është peshore”.

Unë të ndjek në Instagram dhe të shoh gjithmonë në majë të Parisit, në majë të Stambollit, në majë të hoteleve luksoze, ku i gjen lekët mi gocë?

“E para unë, shumë njerëz nuk e dinë, por unë që në moshën 19 – vjeçare kam punuar dhe kam pasur mundësinë t’i realizoja vetes disa gjëra. Nuk kam pasur mundësinë atëherë të udhëtoj si tani dhe me anë të dyqanit që unë kam dhe blogut shqip-anglisht, marr ftesa nga showroom -et përkatëse në Milano, që akomodojnë klientët që jemi ne dhe bëjmë koleksionet. Një pjesë e udhëtimeve është prej tyre, pjesa tjetër është prej blogut tim, që siç ka ndodhur më së fundmi ka qenë vajtja ime në Stamboll, ku kam qenë e ftuar për shkak të tij. Që domethënë të reklamoj hotelin ku po qëndroj dhe hoteli të akomodon, ashtu siç ndodh dhe me vende të caktuara dhe me veshjet”.

Po këto fotot t’i bën një person që të ndjek gjithë kohës?

“Jo, kur jam në foto shooting dhe në evente janë fotografët, ndërsa kur bëj foto Instagrami ia kërkoj një personi të rastësishëm”.

Më pas Ermali vazhdon të bëjë disa lojëra gazmore sëbashku me Arminën, të cilat e bëjnë publikun të qeshë. Si një ish – balerinë, Ermali vë në provë aftësitë e saj duke e ftuar për të kërcyer. Ai i bën një surprizë duke ftuar në studio një nga balerinët profesionistë të trupës së baletit të Televizionit Klan dhe ata kërcejnë sëbashku.

Armina është e vërtetë që je pak e llastuar ti, se kështu thonë njerëzit…

“Nuk mund të them që jam e llastuar, kështu kam mënyrën e të folurit. Të tregoj një rast… Ka disa momente që unë e humb dhe ndodh sepse nuk e kam mendjen ose nuk shprehem siç duhet. Ishim me Zenin tek holli i hotelit dhe ishte shumë vonë e nuk po na vinte emri i kandilave të detit në anglisht dhe unë fillova t’ia shpjegoja kamerierit me gjeste”.

Ti për çfarë ke mbaruar?

“Për filozofi”.

Po kështu… Të dilje të linin?

“Po më linin gjithmonë tek shtëpitë e shoqeve. Kur vinte puna për të dalë në klub, gjithmonë në orën 1 e gjysmë babi mbaronte lajmet dhe unë e pyesja për të dalë e ai më linte gjithmonë. Më pas e merrja vesh nga njerëzit që babi kishte qenë në klub duke më vëzhguar. Në një rast tjetër… Kisha një shoqe, babai i së cilës ka një pozicion të njohur dhe ne kishim vendosur një ditë të bënim festë ditëlindjeje tek shtëpia e saj me disa djem e disa vajza. Pasi pimë birra filloi të fliste një djalë për konjakun, i cili ishte i kyçur në dollapin e shtëpisë së saj. Ajo tha se ai ishte shumë i shtrenjtë dhe vetëm për miq specialë. Pasi ngulmuam të gjithë, ajo shkoi të merrte çelësin dhe e hapi. Pimë të gjithë nga një gotë meqenëse ishim shumë. Më pas të nesërmen kishin hall se do vinte babai i saj e do e gjente shishen bosh e na erdhi ideja ta mbushnim shishen me lëng molle”.

Në rubrikën “Pyetje nga Facebook?” Armina u përgjigj:

A blen rroba tek gabi?

“Faktikisht kam pas blerë rroba tek gabi, por tani nuk është se ka gjëra shumë interesante në Shqipëri. Por jashtë Shqipërie po”.

A do më shumë Berishën apo Lirinë?

“Të dy i kam shumë xhan”.

Çfarë mendimi ke pas për Saliun para se të bëhej vjehrri yt? A ke votuar ndonjëherë?

“Nuk kam votuar asnjëherë as kur kam mbushur 18 vjeç. Ishe një person që ishte gjithmonë aty në televizor dhe ishim mësuar, më dukej person shumë familjar edhe pse nuk e njihja”.

Sipas traditës tropojane ti duhet t’i lash këmbët Saliut, do ia lash?

“Për traditën tropojane e respektoj dhe në vallen tropojane që e kam kërcyer. Do e bëja si dhe për babanë tim, por në rast nevoje, jo për traditë”.

Cila është pjata që gatuan më mirë?

“Makaronat i bëj shumë të mira, i kam specialitet sepse i bëj me gjëra të ndryshme”.

A e godet ndonjëherë burrin?

“Pak”.

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT