Të ftuar:

Arben Derhemi,

Agim Doçi

I ftuari i kësaj jave në emisionin “Xing me Ermalin”, që transmetohet në Televizionin Klan ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili së fundmi ka vënë në skenë monodramën “Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi. Në këtë intervistë të realizuar me Ermal Mamaqin, Arben Derhemi, përveç batutave ka shprehur edhe pakënaqësi sa i përket klimës së krijuar në teatër. Shprehja që gumëzhin gjithmonë ndërmjet aktorësh dhe jo vetëm, që “artisti në Shqipëri lind dhe vdes i varfër” duket qartë edhe në këtë bashkëbisedim. Arben Derhemi ka rrëfyer edhe rreth monodramës së tij të fundit “Rrno për me tregue”, e cila duket se ka pasur një interes të madh nga publiku i gjerë. Kjo monodramë do të qëndrojë në skenën e Teatrit Eksperimental për gati tre javë.

Më poshtë intervista e plotë:

A e ke bezdi që të thërrasin Flori?

Jo, por herë pas here, edhe po sidomos kur të vjen ndonjëri edhe të thotë, hë Flori si je? Po ndonjëherë është edhe bukur, pasi në këtë mënyrë njerëzve i ke bërë përshtypje, i ke ngelur në mendje. Unë i kam thënë disa njerëzve të mi shumë të afërt që në momentin që shihni që rëndesa ime ka arrit në shkallën sipërore, më kapni, më lidhni me këmishë force dhe më mbani në shtëpi.

Jo po nuk ke arritur Akoma në këtë fazë..

Jo nuk kam arritur, kështu më kanë thënë, mban akoma.

Beni kjo shfaqja që filloi të mërkurën në Teatrin Eksperimental, na trego pak..

“Rrno për me tregue” është një monodramë e imja. Është historia e kombit shqiptar, kujtesa e kombit tonë, sepse mbi të gjitha ne kemi edhe një kujtesë shumë të shkurtër dhe fakti që kemi këtë kujtesë të shkurtër, na ka sjellë këtu ku jemi. Gjatë këtyre 26 viteve demokraci jemi këto që jemi dhe nuk dimë akoma se ku jemi. Po barazohet kjo periudhë e tmerrshme e jona, me atë të tmerrshmen 45 vjeçare që kaluam.

Sa kohë do të qëndrojë në skenë?

Besoj se tre javë do të qëndrojë në skenë, por unë shoh një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e publikut. Sot nuk kishte bileta dhe nesër janë prerë gjysmat, salla është e vogël ku mban 120 vetë dhe nuk ka mundësi që t’i kënaqë të gjithë njerëzit që kanë dëshirë.

Kishin ndodh probleme në premierë të shfaqjes?

Po në momentin që unë po futesha në skenë plasi sherri ndërmjet dy njerëzve. Salla është e ndërtuar me karrige dhe duke qenë se është e ndërtuar e tillë, nuk kanë numra karriget. Dhe njëra nga ato karriget kishte kaluar nga rradha parë tek rradha e katërt diçka e tillë dhe u zunë. Unë po hyja në skenë dhe ajo vazhdonte ulërinte, por ndodhi edhe diçka tjetër pasi kaluan dhjetë minuta u dëgjua një zile iPhone dhe e kisha përballë atë vajzën, ajo u tensionua, i ra edhe çanta, pra u krijua një situatë që unë prita dhe i thashë: të vazhdoj unë i thashë, vazhdo më tha. Dhe kështu vazhdova. Në 1997 kam parë një skenë, ku njëri gjëmonte dikë tjetër me pistoletë në dorë në teatër dhe aktorët ngelën të llahtarisur dhe më pas nuk morëm vesh çfarë ndodhi.

Ti je te Kiço, në sallë?

Unë jam te Kiço, por faktikisht rrogën e marr tek Koço, por Kiço ma ka hap derën.

Po ti me çfarë partie je?

Kjo është fatkeqësia ime që jam me të gjitha partitë, nuk jam i profilizuar.

O po ti kështu dukesh sikur qenke pa prindër. Po mirë, a vijnë njerëz në teatër?

Kanë filluar të vijnë dhe është kënaqësi që shikon dita ditës që numri i tyre rritet.

Po fara a hahen në teatër?

Jo më, se ka edhe njerëz të dhunshëm, kërcet ndonjë shpullë përshembull.

Beni si është kjo puna që është 150 lekë bileta në teatër?

Më tha dikush para disa ditësh, Ben me thënë të drejtën mua më vjen zor të vij në teatër. Pse të vjen zor, sepse mendova mos donte të më thoshte që teatri është dobët, skeni vënë shfaqje të mira, regjizorët e dobët, aktorët e dobët dhe kur më tha që është turp sepse me 150 lekë unë pi një kafe si të jetë 150 lekë bileta në teatër.

Po mirë ju aktorët i merrni lekët nga biletat apo keni sponsor?

Jo, na dha fjalën dikur ministrja kur erdhi në pushtet, na mbodhën neve dhe na thanë që do të rregullojmë çmimin e biletave dhe në fakt e rregulluan, e bënë 150 lek. Së dyti biletat do t’i jepen aktorëve, meqenëse na hoqët shpërblimin. Pas asaj dite, jo vetëm që na hoqën të drejtën për të qenë aktorë të përhershëm të Teatrit Kombëtar, na vunë nga një kontatë pune një vjeçare, as punëtorët e Bashkisë nuk e kanë një vjeçare kontratën e punës, na hoqën shpërblimin artistik, tani duan të na heqin edhe teatrin.

Po si do ia bëni apo në shtëpi?

Në shtëpi! Unë kam për vete një oborr tek shtëpia e prindërve, mund të vë gjashtë karrige për në verë.  Dhe pastaj ministrja nuk na dha më asgjë, as nuk na ftoi më, nuk na thërriti më, se çfarë do ndodhi si do të ndodhi etj etj.

Po nuk po na thua ndonjë gjë të re, kështu ndodh gjithmonë me të gjitha qeveritë.

Ej po çfarë ka bërë ai seriali në Shqipëri, domethënë jo serialet që jepen tani. Po pse nuk bën një serial tjetër? Se u thye Facebook-u, Instagrami – “Flori, Flori sa shumë kam qarë për ty, sa shumë kam vdekur për ty”. O plak, kthehu more, çfarë rri e merresh me teatër, bëj more televizion, jepi njerëzve fast food të hanë. Merre Çiljetën, këtë Encën tani dhe bëni një serial. Këta shqiptarët e Kosovës janë të vdekur për seriale, por shqiptarët e Shqipërisë duket sikur nuk po i hanë më këto serialet. I vetmi që kanë ngrënë është “ Njerëz dhe Fate”.

Në skenën e “Xing me Ermalin” u kujtuan disa sekuenca nga pjesët e serialit “Njerëz dhe Fate” ku Ermali ka bërë Didin dhe sigurisht Beni, Florin, personazhin që rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve në ato vite.

Beni, këto problematikat e teatrit a do të zgjidhen ndonjëherë apo mendon se u ezaurua kjo punë?

Po pse na fut në dhimbje, në tmerre se ishim mirë duke qeshur. Po çfarë të them unë problematikat e teatrit janë shumë të mëdha, teatri nuk mundet të ekzistojë kështu siç ekziston me kontrata një vjeçare sepse aktorët të cilët jetojnë dhe mbajnë familjet me këtë realitet dhe me këtë punë, nuk mundet të jenë të varur nga kapriçot e një drejtori apo të një ministreje.

Ti tani e ke axhendën plot deri vitin që vjen?

Unë deri vitin që vjen e kam axhndën plot, por deri pas vitit që vjen nuk i dihet që mund të më rinovojnë kontratën apo jo.

Sidomos pas këtij emisioni, të të ndodhi ndonjë aksident dhe të thuhet, që shiko mbaroi fondi.

Për Arben Derhemin vetëm.

Po, kështu që kujdes se ky emision është më i ndjekuri për momentin.

Edhe unë prandaj gjeta rastin që të flisja në këtë emision ngaqë është më i ndjekuri.

Ti e zotëron këtë teknikën e të qarit?

Tek kjo shfaqja aktuale e zotëroj.

Po çfarë bën qan aty në shfaqje?

Po, qaj, rrjedhin lot, por edhe ti qan po të duash se je i jashtëzakonshëm. Tek kjo shfaqje jo vetëm lotoj vetë, por edhe të tjerët dhe qajmë të gjithë bashkë.

Me zë apo?

Jo vetëm me “oii”.

Ty të ka kapur ndonjëherë e qeshura në skenë?

Më ka kapur njëherë tek “Kopraci”, por ishte mbërthim nga të qeshurët dhe nuk vazhdoja dot më. Unë isha në skenë me Roland Trebickën dhe me Robert Ndrenikën. Trebicka ishte roja i shtëpisë ndërsa ne të dy babai me të birin. Edhe po ziheshim kush do të kapte të dashurën, Marjanën, problemi ishte që ai do të na zbuste të dyve dhe gënjente herë njërin e herë tjetrin. Roland Trebicka si një njeri që kur dilte në skenë improvizonte gjëra nga më të ndryshmet, improvizon me mua dhe më kap e qeshura në një pikë që veç se nuk kisha mundësi se mund të bëja edhe ndonjë gjë tjetër përveç të qeshurës. E më pas qeshëm të tre, qeshi edhe salla me ne, qeshnim ne, qeshte salla, u mbyll skena dhe vazhdoi skena tjetër. Gjë më të bukur nuk ka, por ishte hera e parë dhe e fundit që më ka kapur e qeshura në skenë sepse është e tmerrshme kur të kap e qeshura në skenë.

Pyetje nga Facebook-u për Arben Derhemin!

Sa dubla janë dashur që Sokol Balza, Artani të të rrihte mirë në dy skenat e filmit “ Një djalë dhe një vajzë”?

Po ky ku e di, se jam kurioz ta di. Dy ditë, ndodhi që ai Sokol Balza, unë e kam pasur shok shkolle kemi qenë të dy në një kurs. Ai nuk dinte të zihej dhe kapeshim të dy dhe unë nuk kisha sesi të rrija pa e kundërshtuar. Në momentin që përplasej me mua binte në tokë dhe lagej se ishte gjithçka e lagur. Lagej, zhvishej dhe fillonte xhirimi nga e para, dubli i parë, dubli i dytë dhe në fund fare më tha Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muça që do të hapësh duart dhe ai do të të gjuaj.

Nëqoftëse luani një film tjetër do e marrësh Çiljetën pas operacionit, tani që ajo ka rimodeluar gjoksin?

Pse jo, Çiljeta është gjithë ajo gocë, unë nuk kam asnjë kundërshtim. Bile bile do të luajmë të tre.

Pse dukesh sikur ke pirë mall apo je nga natyra kështu?

Po kur më pa mua ky, tani apo kur më sheh në rrugë. Ku e di pse dukem sikur kam pirë mall.

A di të shtrosh pllaka?

Varet sa paguan ai, po të paguajë mirë edhe shkoj.

Pse nuk bëni një “Njerëz dhe Fatë 2”?

Më mirë spo të jap përgjigje, se në këtë vend nuk bëhet asgjë.

A ke “ngrënë” dru nga plaku kur ke qenë i vogël?

Po! Kam ngrënë se kam qenë shumë i mbrapshtë.

Do punoje në ndërtim me 2 mijë euro në muaj?

Ik more, të paktën 4 jo 2 mijë euro, aq i siguroj me art unë.

Sa vjeç je dhe sa mendon se dukesh?

Jam 63 dhe dukem si 37 – vjeç.

Nga e ka prejardhjen mbiemri Derhemi?

Unë di historinë, ne jemi 500 vjeçar në Tiranë, ka zbritur nga kalaja e Ndroqit. 100 vite përpara se të zbrisnin nga Kalaja e Ndroqit kanë zbritur nga zona e Persisë. Derhem ka lidhje me monedhat.