Ndryshe nga çdo herë tjetër, emisioni “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ishte realizuar mes lojërave të ndryshme, të cilat ishin zhvilluar në qytetin e Durrësit, pranë një pishine. Holta Pilz ishte kapitene e skuadrës “Metalurgjiku”, anëtare të së cilës ishin ish-velina e “Xing” Kejvina Kthella, moderatorja Alesia Bami dhe Alba Bajrami Miss Shqipëria 2018.

Përballë tyre ishte skuadra “Super fosfati” me kapitene këngëtaren e bandës së emisionit Olimpia Smajlaj, anëtare të së cilës ishin Jonida Tusha kampionia e bikini fitness, këngëtarja Kejsi Medini, Alba Bajrami Miss Shqipëria 2018 dhe velina e “Xing” Belinda Dragoti.

“Gara” nisi me lojën “Pështy ujin” ku përballë u vunë dy kapitenet dhe u fitua nga kapitenia e skuadrës “Metalugjiku”, Holta Pilz. “Gara” vijoi me lojërat si  “Gjej ushqimin”, “Lojën me tullumbace”, “Gara me flamengo” dhe “Loja me tigan”.

Pjesë e emisionit ishin edhe konkurrentet e Miss Shqipëria 2019 dhe producenti Petri Bozo, i cili tha se ky kompeticion është edhe një tur gjigand për trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit tonë.  Këtë vit finalja e madhe e “Miss Shqipëria” do të mbahet më 6 Korrik në kalanë e Libohovës. Gjatë emisionit, konkurrentet u bënë edhe pjesë e lojërave të ndryshme të cilat u drejtuan nga moderatori Ermal Mamaqi dhe në fund kupën e fitoi skuadra “Super fosfati”./tvklan.al