Riselda Sejdia, Pedagoge në Universitetin e Arteve dhe bashkëshortja e biznesmetit të njohur prej vitesh në Shqipëri, Hajdin Sejdia, ka qenë e ftuara e kësaj të shtune, në emisionin satirik “Xing me Ermalin” që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan.

xxxx

Një intervistë ndryshe me plot humor, batuta, por edhe ironi ndaj personazheve publikë… Risleda flet gjithashtu mbi jetën e saj si pedagoge, balerinë dhe si një grua e pasur e cila është bërë shpesh herë objekt diskutimesh në media, por edhe në rrjetet sociale, aty ku ajo shpalos si punët e saj, por paralelisht edhe jetën lukzoze që ajo bën përkrah partnerit të saj biznesmen.

Ndonëse 30 vite më i madh se ajo në moshë, Riselda thotë se vitet për nuk do të thonë asgjë, ajo ndjehet e lumtur dhe e dashuruar me bashkëshortin e saj. Këto dhe shumë sekrete të tjera do t’i zbuloni në intervistën e plotë të zhvilluar në studion e Ermal Mamaqit. 

ssss

Intervista e plotë:

Ti Riselda je një Doktoreshë.

Sigurisht. Kjo është kur të vlerësojnë dhe nuk të mohojnë. Shumë faleminderit Ermal se e kam marrë me djersë, jo për gjë.

Po e ke marrë dhe ta gëzosh titullin Doktor, po Profesor kur do bëhesh?

Profesor për pleqëri i bie, kurse profesor i asociuar shumë shpejt besoj.

E ke marrë me lekë titullin Doktor apo me…?

Bëre shumë mirë që ma bëre këtë pyetje sepse rëndom ndodh që merren me lekë, por ju siguroj dhe ju premtoj që Riselda ka studiuar dhe nuk e ka marrë me lekë, por e ka marrë me studime të shumta.

Ti thuaj ça të duash, unë vetëm Dr. Berishës ja quaj që e ka marrë me punë.

ddd

Riselda ti ke zgjedhur një lloji strategjie për t’u bërë e njohur në media, në publik!

Do të korrigjoj, nuk kam zgjedhur strategji për t’u bërë e njohur, unë kam qenë e njohur që në moshë më të vogël. Unë kam qenë xhixhileja që kam kërcyer tek Ardit Gjebrea që 12 vjeç në Pallat të Kongreseve. Edhe Riselda Sejdia nuk ka zgjedhur tani të bëhet e njohur dhe nuk përdor asnjë lloji strategjie për t’u bërë e njohur sepse ka qenë e njohur që e vogël, tani jemi duke e kultivuar karrierën që të ecim akoma edhe më shumë dhe të bëjmë gjëra të bukura siç i do vetë arti.

sssser

Riselda çfarë të bën të qeshësh ty?

Mua më bëjnë për të qeshur amatorët. D.m.th kur përpiqet një amator që të të bëjë për të qeshur, unë vdes duke qeshur.

Po flet me kunja, po i flet “dritares” që të dëgjojë “dera”?

Absolutisht unë nuk flas asnjëherë me kunja, unë flas realisht. Ti më bërë pyetjen dhe unë t’u përgjigja.

Riselda, jeta jote ka pasur…po të shohësh Instagramin tënd edhe Facebookun, këto rrjetet sociale janë plot me punë, me lekë, me flori…

Me përpjekje.

Me përpjekje udhëtimesh …me karkaleca, me haviar, peshk, një unazë me kokë krokodili (pantere)…

ermali 33

Pse jo, pse mos ta gëzojmë dhe këtë pjesë kur kemi të përmbushur plot e përplot pjesën profesionale.

Po mirë ti e di ku jeton apo jo ?

Unë e di ku jetoj dhe s’ja kam vjedhur lekët asnjeriu vlla. Unë kam lekët e familjes time, e përdor Facebook-un si dua unë. Siç ndajmë punën ndajmë edhe jetën private.  Sigurisht është edhe një lloji strategjie, dua ta them këtë, sepse unë jam shumë e vonuar në hapjen e account-it tim, jam më e vonuara, kam vetëm 2 vjet që e kam hapur dhe shtysë kanë qenë studentët. “O zyshe gjithë këto punë që bën nuk t’i sheh njeri. Si ndihesh ti kështu , as merr vesh lajmet, cfarë bën vetëm në Tv i merr vesh lajmet ?” Dhe qe shtytës që unë e hapa. Kyr e kam hapur kam filluar duke shfaqur vetëm punët e mija.  Çfarë ndodhi? Të vjen keq kur shfaq gjithë atë art dhe merr 2 like, tre, plus katër, e kupton? Edhe duke menduar thashë, e di çfarë? Unë po nxjerr një peshk njëherë ta provoj. Nxora peshkun unë…70 like peshku! Thashë ta nxjerr njëherë Versace-n sa do marrë, 100 like Versace.

Ti nxore peshkun dhe ranë në rrjetë gjithë peshqit e tjerë që të ndoqën?

Po. Pastaj thashë të nxjerr rroba firmato Gucci, u bë “Gucci” fenomen. Po ha bukë sot e kësaj dite, edhe like mora edhe “Gucci” u bë me rol pa diplomë, po bëhet me rol se në Shqipëri e kupto ?

Riselda nuk po e kuptoj fare për çfarë po flet?

Po flas për një “Gucc” që lindi pa kuptuar edhe u vu në skenë nga rruga pa diplomë pa studime, u frymëzua nga Riselda nga gjërat që nxjerr Riselda në Facebook dhe në Instagram, u frymëzua vetëm nga pjesa e rrobave kupton, jo nga pjesa profesionale, se atë nuk arrin ta bëjë se nuk ka si ta bëjë kur je pa shkollë, nuk e bën dot edhe u krijua imazhi.

(Shfaqet inserti ku Riselda imiton Agron Llakaj si kundërpërgjigje ndaj tij…)

S’të erdhi turp ty tani?

Për ça të më vijë turp mua? Turp t’u vijë atyre që asgjësojnë personazhin dhe jo vetëm mua, por edhe shumë të tjerë, habitem si rrinë qetësi disa të tjerë njëherë që çfarë imazhi kanë dhe lënë një lloji kandari aty që bën gallatë me personazhe që kanë derdhur djersë dhe janë vërtet dikushi, se kuptoj çfarë humori është ky! Të më vijë mua turp?!

Do të lutesha shumë që të paktën në emisionin tim.. në emisionin tënd ti bëj çfarë të duash, por në emisionin tim mos hidh baltë mbi punën e të tjerëve.

Unë po të them një realitet, ti sado të ma stërhollosh muhabetin unë këtu do të dal.

Që ta sqarojmë, ke patur një problem me Gonin (Agron Llakaj) me sa di unë .

Po. Unë nuk kam probleme me Gonin, ai ka pas probleme me mua.

Ok. Tek Emisioni i Gonit, tek Al Pazari, ti thua që të imitojnë, ku e di ti që të imitojnë ty, se ai nuk thotë jam Riselda?

Ai nuk thotë dot jam Riselda, por ka bërë Riseldën se ka filluar që me nickname-in tim, Mulli, ka bërë burrin tim, ka bërë 7 librat e mi, ka bërë pedagogjinë time, ka bërë koreografinë time dhe vetëm për të thënë Riselda Sejdia se ka thënë, ka bërë look-un tim, të gjitha i ka bërë. Mendon se i ka bërë se s’ka bërë asgjë nga këto, absolutisht , vetëm i ka ulur pikë vetes së vet dhe amatorizmit që e shfaq dukshëm, e ka të shkruajtur në ballë, ai me të gjithë ato që ka përrreth aty që janë me 8 klasë shkollë.

Jo të lutem mos e bëj këtë.

E bëj se më the ti. Me the nuk ke turp që e bën këtë, kur nuk ka turp ai që ç’bën personazhe , të vjen keq kur i sheh. S’është fare profesionalist.

Riselda pse nuk flet me Gonin njëherë?

Unë faktikisht prisja të më ftonte ai në “Al Pazar” dhe thashë në momentin që do të më ftonte dhe do të bënim rolin nuk ka asgjë të keqe se duket që nuk është diçka personale, po siç duket ka pasur frikë se mos t’i dështonte buqi.

Riselda ti shpesh nxjerr shumë foto dhe disa nga ato foto, video që poston janë me këto udhëtimet e tua, jo në Dubai, jo në Karaibe, ku shkoni ju nëpër këto udhëtimet , resortet…

Po, si të gjithë që kanë  mundësi të shkojnë.

Si ishte ajo darka, si ju kishte ftuar ky princi, me çfarë rasti?

Hajdini, bashkëshorti im, ka qenë me vite këshilltar i familjeve mbretërore dhe vazhdon të jetë dhe gjithmonë neve e kemi ruajtur këtë miqësi. Kështu që sa herë shkojmë atje ato na presin dhe po ta vini re tek fotot ai është i përveshur te mëngët dhe po ha me duar që  disa nga komentuesit që nuk kanë qenë në dijeni shkruanin, iii na e shpifi si ha. Për kulturë ta dini, kur hahet ashtu që princi është në atë lloi gjendje, i përveshur, do të thotë që ty të konsideron një mik të afërt familjar. Në momentin që është një darkë zyrtare ato hanë me thikë me piru ashtu siç hamë të gjithë ne kur jemi në restorant. 

Ata kanë edhe një traditë që ajo që mbetet nga ajo darkë ua japin të varfërve dhe punëtorëve.

Po ti i jep të varfërve atë që ngelet në pjatë?

Unë i jap artistëve dhe ju kam dhënë shumë sepse kam parë dhe komente në rrjetet sociale që thonë po bë bamirësi mi. O ka bërë Riselda Sejdia për artin, o s’ka artist deri më sot që ka bërë bamirësi. Të dhurosh dije, të dhurosh literaturë, biblioteka e artit skenik, ka qenë memec, shurdh e verbër . Janë dhuruar 8 libra , por po them 6 se 6 janë profesional, 2 kanë qenë me poema që unë i kam bërë për qejf ato poemat dhe u janë dhuruar 6 libra profesionalë studentëve ku i dyti është dhuruar nuk është shitur dhe kjo literaturë përveçse shërben si bamirësi, shërben për dituri, dije dhe kush do të mësojë nuk ngelet as shurdh as memec as i verbër dhe bamirësi më të madshe se kaq nuk ka. Plus pastaj çdo performancë timen, çdo balet i hedhur në skenë që në Teatër të Operas që në skenat e indeksuara brenda dhe jashtë vendit unë e kam sponsorizuar nga xhepi im, shumë bukur ato lekë mund t’ja hiqja fëmijës tim , s’kisha pse të harxhoja lekë . Çdo student që ka ardhur në shfaqjet e mia është paguar, ka marrë lekë ndërkohë që ora praktike nuk ke pse paguan se ai e ka detyrim të vijë dhe të mësojë, unë i kam paguar. Ka më bukur se qendra studentore që ta marrësh dhe t’i japësh një dorë, ka më bamirësi se kaq të dhurosh dije?

Megjithatë përveç studentëve, mund t’i shohësh ndonjëherë edhe këta të Shtëpisë së Fëmijës.

Kam në plan të bëj një shfaqje, por unë jam e re në karrierë dhe më duheshe që të shtroja një punë, të tregoja Riseldën si bën balet, ka pasur nevojë për literaturë se kemi qenë bosh fare dhe pas këtyre gjërave fillojnë hap pas hapi. Nuk mund të dal direkt të bëhem e mirë me njerëzit që të thonë o sa e mirë është kjo bëri bamirësi. Unë nuk vuaj fare nga komplekset, unë e marr kohën shtruar, ka pas nevojë arti, tani dalim tek pjesët e tjera, avash avash.

Bëjmë një gjë ne, një si tip nisme bashkë? Të promovojmë nismën “ Dhuro atë që ngelet në pjatë”  që do të thotë të gjithë njerëzit, ka shumë që hanë në restorant, ose edhe aty ku janë nëpër shtëpitë e tyre, shpesh ngel shumë, ngel çereku, gjysma. Ajo që ngelet mos ja jepni prap kamarierit mbrapsht, mos e hidhni se ajo shkon në plehra, thuaji kamarierit ma fut në një qese në një pjatë në një nga këto enët e aluminit, e merr me vete dhe lypsit më të parë që do të takosh, të varfrit më të parë që e sheh nëpër këto vendet që ne hedhim plehrat ja jep dhe ai vetëm do të bekojë . Kështu le të quhet kjo nisma Mamaqi- Riselda , po nuk do ta lemë me kaq unë do të rri në kontakt me ty dhe për cdo bamirësi që t’i do të bësh do të më kontaktosh dhe unë do ta shpërndaj te rrjetet e mia.

Patjetër.  Erdhi koha tani dhe do ta ndaj me Ermalin.

Si shkon me bashkëshortin ?

Ne jemi një çift shumë i lumtur, shkojmë shumë mirë. Ne përveç se jemi të lumtur , përveçse jemi bashkëshortë, ne jemi shokë shumë të mirë .

Unë besoj që ai është më i lumtur se ty.

Jo. Lumturia është reciproke. Në momentin që do të ishte vetëm nga një anë nuk do të zgjaste kaq shumë.

Ai tani ka një nuse të re, balerinë, tërheqëse, bla  bla bla..

Po dhe Hajdini është gjithë ai mashkull.

Me sa duket nuk është problem diferenca prej 30 vjetësh mes jush?

Absolutisht jo. Kur ka mirëkuptim se dashurinë s’po e them më se dihet, dhe xhelozia është në ato gradat e veta pa e tejkaluar se fillon e bezdis tjetrin pastaj, çdo gjë shkon për mrekulli. Unë i kam harruar ato vitet sinqerisht.  Kështu që nuk më kanë përbërë fare problem vitet as nuk e mendoj fare atë pjesë.

Po djali kujt i ngjan?

Djali është një djalë shumë i shkëqyer, jo se është i imi po Braimi është një çun shumë i dëgjueshëm, i zgjuar, i qetë, ka marrë nga të dy.

Do ta bëni artist apo biznesmen?

Unë mundohem që t’i jap çdo gjë dhe nga arti dhe nga sporti, por ai në fund zgjedh vetë, unë deri tani e shikoj që nuk ka lidhje me artin, por me sa shoh ka ngjarë ng Hajdini nga kjo pjesë, ka qejf shifrat, ndjenjën e biznesit.

Cila ka qenë aventura jote më e çmendur bashkë me Hajdinin?

Kemi ngënë fasule në 4 të mëngjesit.

rrrr

Në fund Riselda ka realizuar edhe ëndrrën e Ermalit për t’i mësuar atij të kërcejë balet klasik.

/tvklan.al

ermali 22