Lajmet kryesoreMË SHUMË









TËRMET 2019


EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani (Ertugrul)

Suksesi vazhdon… Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit? Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës. Seriali më i shumëpritur, Osmani, produksioni më i madh me seritë e reja në televizionin më të madh shqiptar. Osmani, nga saga e Ertugrul, premierë ekskluzive nga 10 Marsi në Tv Klan.

  • E martë & e mërkurë ora 21:00

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E shtunë & e diel ora 20:10

Sulejmani i Madhërishëm

Seriali historik që ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, një fenomen televiziv, i shfaqur në më shumë se 75 shtete. Seriali flet për 46 vitet e sundimit të Sulltan Sulejmanit, i njohur si ligjëvënësi. Dashuria e madhe për sulltaneshë Hyrremin, skllavja nga Ukraina që i fitoi atij zemrën dhe ndryshoi rregullat e haremit. Bëhet fjalë për Sulltanatin më të rëndësishëm në shekullin madhështor të sulltanit të 10, Sulejmanit, më jetëgjati në fron i Perandorisë Osmane. Premierë si asnjëherë më parë në ekranin e Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Lule të vetmuara

Ejlyl një vajzë 16-vjeçare e ngacmuar seksualisht nga njerku i saj. Duke mos e besuar nëna e braktis duke e dërguar në jetimore. Ejlyl tashmë e vetmuar njihet aty me vajza të tjera jetime, ku secila prej tyre ka një histori të dhimbshme. Një dramë familjare dhe njerëzore, një histori mbijetese e disa vajzave të reja në një botë të madhe, ku ato janë “Lule te vetmuara”.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

Kryeqyteti Abdylhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E enjte - e shtunë ora 21:00

Vrasje të vogla

4 gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente 3 prej tyre i punojnë një rreng shoqës duke e bërë atë me turp, të shkatërruar moralisht dhe në prag të vetëvrasjes. Pas 20 vitesh, fati i ribashkon ato rastësisht në një funeral... Romancë, hakmarrje, vrasje. 4 mikesha por më vonë edhe 4 rivale. Sepse çdokush mund të jetë vrasësi...

  • E hënë - e premte ora 16:35

Nënë

Një dramë rrëqethëse për një grua të rritur jetime. Dhe një vogëlusheje engjëllore, por që keqtrajtohet në shtëpi.Zejnep e rritur e vetme pa nënën e saj që e urren, miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur, e cila fsheh brenda një drame të madhe.Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo behet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. Ajo duhet të behet shpëtimtarja e Melek duke u bërë nëna e saj.A do te arrijë Zejnep të ndryshoje jetën e Melek?Me aktoren e famshme Cansu Dere (e njohur në Shqipëri si Ejshani e serialit Ezel), një serial që të emocionon.

  • E hënë - e shtunë ora 13:30
Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

123.8

124.4

USD

109.5

110.3

GBP

135.8

137.3

CHF

114.8

116.3

Horoskopi 6 Korrik 2020
Dashi

Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar, dhe sikur të mos mjaftojë e gjithë kjo, dikush nga të afërmit tuaj mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e miqve.

Demi

Nuk do të jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es sot dhe kjo do të shkaktojë debate në jetën tuaj në çift. Mendohuni mirë para se të veproni. Në lidhje me financat tregohuni më të matur, ndryshe do të vuani pasojat.

Binjaket

Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton ylli juaj, Mërkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses.

Gaforrja

Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve si Afërdita, mund të arrini objektiva që nuk i kishit menduar. Elokuenca juaj është arma për të fituar një zemër të re.

Luani

Ju dhe partneri/ja sot duhet të reflektoni për vendimet e rëndësishme që do të ndërmerrni. Do të jeni të qartë në atë çfarë doni dhe do të bëni zgjedhjet e dehura. Në aspektin financiar do të përballeni me vështirësi. Tregohuni më të matur dhe largpamës.

Virgjeresha

Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë aspak, dhe për më tepër do të jeni të detyruar të zgjidhni njërën prej tyre. Në këto raste zgjedhja më e mirë është e keqja më e vogël.

Peshorja

Fati do iu buzëqeshë sot në jetën tuaj në çift. Përfitoni nga kjo për të konsoliduar lidhjen dhe për të folur sa më lirshëm për tema delikate. Në planin financiar do të përballeni me disa probleme dhe vështirësi. Kujdes, duhet të tregoheni të matur dhe të kujdesshëm.

Akrepi

Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të qetë dhe asgjë të veçantë. Do të flisni hapur me partnerin për çdo gjë. Sa i përket financave, do të keni probleme nëse nuk reduktoni shpenzimet.

Shigjetari

Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar, por në përgjithësi yjet janë pozitivë dhe kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë.

Bricjapi

Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni, në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa mbrëmja mund të sjellë momente pasioni mes jush dhe partnerit tuaj.

Ujori

Mos i lini mënjanë projektet që keni ideuar prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja që janë krijuar. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e planetëve Afërditë - Hënë.

Peshqit

Sot mund të përballeni me disa konflikte në jetën në çift dhe mund të humbisni qetësinë. Megjithatë, kjo situatë do të kalojë shpejt. Në lidhje me financat, bëni kujdes me shpenzimet pasi situata mund të përkeqësohet.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë