Qëndroni me Televizionin KLAN përgjatë natës së ndërrimit të viteve, me një programacion special i cili fillon në orën 21:00 me show-n festiv “Xing-Xing, Gëzuar 2017”.

21:00-23:55 “Xing-Xing, Gëzuar 2017”, një program special ky nga Ermal Mamaqi. Me pjesëmarrjen e një trupe aktoresh humori: Ermal Mamaqi, Zef Deda, Zamira Kita, Muharrem Hoxha, Rita Lati, Xhevahir Zeneli, Cekja (Sejfulla Myftari), Ervin Doko, Ani Agushi, Iva Spaho.

Të ftuar specialë në studio: Arjan Çani, Robert Aliaj, Albi Nako, Eni Koçi, Eneda Tarifa, Aurela Hoxha, Linda Morina etj. Performanca LIVE, intervista, humor dhe shume batuta. Programi ideal për të kaluar orët e fundit të vitit 2016 nga çdo familje shqiptare.

00:00- 00:15 DIREKT NGA SHQIPËRIA (atmosfera festive në qytetet kryesore të Shqipërisë).

00:15 – 00:55 XING XING GEZUAR 2017! Show festiv (vazhdimi)

01:00 – 04:30 KENGA MAGJIKE 2016 nata finale e ndarjes së çmimeve, edicioni i 18-të. (Mbrëmja magjike në Pallatin e Kongreseve nga Ardit Gjebrea)./ TV KLAN