Yahoo ka skanuar miliona llogari të postës elektronike të përdoruesëve të saj, për qeverinë amerikane.

Kështu deklaron agjencia e lajmeve Reuters, sipas së cilës, firma ndërtoi një program special vitin e shkuar për të plotësuar kërkesën e shtetit amerikan.

Këto pretendime vijnë një një kohë kur u zbulua se hacker –at kanë vjedhur të dhënat e 500 milionë përdoruesëve të Yahoo, që mund të konsiderohet si një ndër shifrat më të mëdha të vjedhjes të të dhënave deri më tani.

Aktualisht, Yahoo është proces shitje tek Verizon Communications, një marrëveshje prej 4.8 miliardë dollarësh.

Ligjet amerikane i lejojnë agjencive të inteligjencës që të kërkojnë të dhënat e përdoruesëve, kur këto agjenci besojnë se në këtë mënyrë mund të parandalojnë një sulm terrorist. Kjo është një ndër arsyet mes të tjerave.

Kompanitë nga ana e tyre mund ta kundërshtojnë një urdhër të tillë, duke iu drejtuar Gjykatës e Huaj të Përgjimeve të Inteligjencës.

Por sipas Reuters, Yahoo vendosi të mos luftonte, pasi besonte se do të humbiste. Madje agjencia e lajmeve thotë se kanë qenë të shumtë punonjësit e Yahoo që nuk e kanë mirë këtë lëvizje të kompanisë./tvklan.al