Pas një takimi që zgjati 4 orë në Lisbonë, Presidenti i Barcelonës Joan Laporta, dhe menaxheri Jorge Mendes duket se ranë dakord për rinovimin e Lamine Yamal më klubin katalan.

Futbollisti është në kontratë deri në vitin 2026. Pretendohet që zgjatja e kontratës deri në 2030 të shoqërohet edhe me rritje page.

Konfirmimin se do të ketë një ronovim e pranoi menaxheri Mendes për mediat e pranishme që priten përfundimin e takimit deri pas mesnatës së kaluar.

Laporta, ndryshe nga Mendes, nuk foli për mediat pas daljes nga restoranti.

I pranishëm në takim ishte edhe drejtori sportive i Barcelonës, Deco dhe disa drejtues të tjerë të klubit.

Lamine Yamal është një nga të rinjtë e talentuar të klubit të Barcelonës. Edhe si pjesë e Kombëtares së Spanjës, ai shihet gjerësisht si një nga futbollistët që do të bëjnë histori në vitet që vijnë..

Tv Klan