Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane më 8 Korrik

Yjet e filmit “Thor: Love and Thunder” kaluan në tapetin e kuq në Hollivud për premierën botërore të filmit.

Chris Hemsworth, Natalie Portman dhe Christian Bale ishin aktorët e parë u brohoritën nga mijëra fansa të rreshtuar përgjatë bulevardit Hollivud, të etur për t’i parë. Aktori Kris Hemsuorth foli mjaft i emocionuar për filmin.

Sa herë që luaj personazhin, ka qenë një gëzim. Dhe sa herë që më është kërkuar të kthehem, kam qenë po aq i emocionuar sa herën e parë që më kërkuan të luaja personazhin. Dhe më pëlqen”, tha ai për “Reuters”, duke shtuar: “I dua fansat, pasionin që ata kanë për personazhin dhe e ndjej se është një detyrë që duhet t’u japim vazhdimisht atyre diçka të ndryshme, unike dhe të freskët”.

Për regjisorin, Taika Ëaititi, qëllimi përfundimtar nuk është thjesht të bësh një film, por të argëtohesh edhe gjatë realizimit të tij. “Po për mua duhet të jetë argëtuese. Nuk dua që vendi i punës të jetë një i tillë”.

Filmi “Thor: Love and Thunder” do  të shfaqet në kinematë amerikane më 8 Korrik.

Klan News