Në mesin e shkencëtarëve, mbi kontributin që kanë dhënë në shkencë

Yjet e Hollivudit kanë qenë pjesëmarrës në botën e shkencës , për t’u dhënë një platformë shkencëtarëve që kanë transformuar universin tonë. Ashton Kutcher, Mila Kunis, Gal Gadot, Robert Downey Jr. dhe Edward Norton ishin vetëm disa nga yjet e famshëm të Hollivudit që vendosën emrin e tyre në çmimin e nëntë vjetor “Breakthrough Prize”, i cili feston zbulimet shkencore që ndihmojnë njerëzimin.

Secili prej laureatëve gjatë shfaqjes së çmimeve merr 3 milionë dollarë për punën e tyre , duke i vënë në të njëjtin nivel me paketat e pagave të listës A gjatë filmave.Aktori Eduart Norton në një intervistë për Reuters u shpreh:

“Këta njerëz kanë bërë punë që është kontribuar thellësisht për të gjithë në shoqëri,ne kemi nevojë për njerëz që ndjekin këtë lloj karriere që të lavdërohen dhe vlerësohen për kontribuesit heroikë që janë.”

Laureatët e pranishëm në ceremoninë e këtij viti, e para që u organizua që nga viti 2019 për shkak të kufizimeve të COVID-19 – përfshijnë pionierët e informatikës kuantike si Peter Shor, Charles Bennett dhe Gilles Brassard, por edhe shpikës të teknologjisë mRNA brenda vaksinave COVID, Katalin Kariko dhe Drew Weissman.Një tjetër i ftuar i famshëm ishte Lionel Richie, i cili e përshkroi atë si një “nder të madh” pasi u shpall së fundmi si interpretues në kurorëzimin e monarkut britanik, mbretit Charles.

Klan News