Ish futbollistët e kombëtares shqiptare do të marrin pjesë në një ndeshje bamirësie me ish futbollistët e kombëtares italiane kampione bote në 2006 dhe veteranët e kombëtares turke të 2002 si dhe ata të kombëtares greke kampione europe në 2004 që synon të mbledhë sa më shumë të ardhura në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Takimi miqësor do të luhet në stadiumin Air Albania.

Andi Lila një prej organizatorëve ka publikuar edhe listën e ish-futbollistëstëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm.

Bëhet fjalë për brezin më të mirë të lojtarëve që ka patur përfaqësuesja si Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani. Por do të ketë ish-futbollistë edhe nga maqedonia si Artim Shaqiri dhe Nderim Nexhipi.

Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe është parashikuar si një ceremoni me emrin luajmë dhe rindërtojmë së bashku.

Çmimet e biletave do të jetë nga 500 deri në 1000 lekë dhe shpresohet që stadiumi të mbushet në të gjithë kapacitetin.

Tv Klan