Klos, Mat | Ylber Lezi u vra nga gruaja dhe vajza e tij. Policia ka mundur të zbardhë kështu ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, ku 47-vjeçari Lezi u gjet i vdekur në banesën e tij. Në një njoftim për mediat, policia tha se kishte arrestuar nënë e bijë si autore të dyshuara të vrasjes.

“Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë)”.

Policia thotë se “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “./tvklan.al