Covid-19 nuk e pengon stërvitjen e çiklistit shqiptar

Ylber Sefa mund të stërvitet çdo ditë. Çiklizmi ne Belgjike, aty ku ai jeton, nuk është i ndaluar.

29-vjeçari është pjesë e skuadrës belge Tarteletto – Isorex dhe bën çdo ditë kilometra të tëra për të ruajtur formën fizike.

Por edhe atje, disa rregulla kane ndryshuar.

“Nuk lejohet të stërvitemi më shumë se 2 veta bashkë, pasi kështu janë masat në Belgjikë”.

Ylber Sefa synon të mbrojë titullin ballkanik të fituar tetorin e kaluar në Bosnje-Hercegovinë, por mbi të gjithë të garojë në olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm.

“Lojërat Olimpike u shtynë për vitin e ardhshëm synoj të jem atje dhe kjo më jep kohë të përgatitem më shumë”.

Sefa është pjesë e çiklizmit profesionit prej vitit 2018, ku firmosi kontratën e parë me Tarteletto – Isorex.

Tv Klan