Superylli i Hollywood Catherine Zeta Jones festoi ditëlindjen e saj të 55-të. Aktorja e famshme ka dashur ta festojë këtë moment të rëndësishëm me një postim në llogarinë e saj në Instagram. Në foto, aktorja pozon nudo në një tualet, teksa ka veshur një palë taka të larta duke u parë në pasqyrë.

Chatherine Zeta Jones feston ditëlindjen në një ditë me bashkëshortin e saj, Michael Douglas, i cili mbush 80 vjeç dhe me të cilin është e martuar që nga viti 2000 dhe ka dy fëmijë.

Në mbishkrimin e postimit, aktorja ka komentuar me humor se fotoja zbuluese është dhuratë për bashkëshortin e saj, pasi pas 25 vitesh së bashku asaj i kanë mbaruar idetë për dhuratë.

Më herët, Jones ka postuar një foto të ëmbël të tyre dhe ka uruar bashkëshortin e saj në një postim më vete: “Gëzuar ditëlindjen për mua dhe Michael!! Këta ishim ne në ditëlindjen tonë 25 vjet më parë! Të dua me gjithë zemër.”

/tvklan.al