Nëse nuk e dini emrin e Lisa-n, do ta mbani mend tani.

Ylli i Kpop-it, Lisa publikoi të premten këngën e saj solo dhe siç pritej ka thyer rekorde që në orët e para të publikimit.

Anëtarja e grupit të famshëm korean “Blackpink” po e shpreh fjalë për fjalë projektin e saj të parë solo të sapo publikuar, Lalisa, i cili merr titullin nga emri i saj i parë.

Këngët e Lalisa vijnë nga një ekuipazh i njohur kompozitorësh dhe producentësh, përfshirë Teddy Park (producenti dhe drejtori krijues i grupit prej kohësh), Bekuh Boom (përgjegjës për disa nga tekstet më të njohura rap të Lizës), R. Tee, dhe Vince ( të gjithë ata kanë kredite në albumin debutues të Blackpink).

Por muzika është vetëm një pjesë e përvojës.

Kënga “Lalisa” ka tërhequr vëmendjen e publikut për aftësitë e kërcimit.

Për një artiste e rritur në Tajlandë, e stërvitur për yjet e popit në Korenë e Jugut dhe tani performon për fansat nga të gjitha anët, ajo thotë se shoqërimi i muzikës me pamjet është mënyra më e mirë për të shprehur veten dhe për të treguar historinë e saj.

“Njerëzit mund të mos e kuptojnë se çfarë janë tekstet, por duke dëgjuar ritmin dhe duke parë vallëzimin, ata mund të ndiejnë atmosferën dhe të kenë atë lidhje,” thotë Lisa e veshur me hoodie gjatë një mbrëmje nga një studio regjistrimi në Seoul.

Ne intervistën e dhënë për Billboard ajo shprehet: “Është një mundësi e mirë për mua që më në fund ta njoftoj botën që kjo jam unë”./tvklan.al