Ylli i pornografisë godet me thikë të dashurin

Ylli i pornografisë godet me thikë të dashurin

12:53 19/09/2019

Ylli i pornografisë, Bridget Powers u përfshi në një sherr me të dashurin e saj dhe përfundoi në pranga.

Burime nga policia thanë për TMZ se u njoftuan ditën e mërkurë nga fqinjët, pasi dëgjuan të bërtitura dhe thyerje xhamash.

Kur arriti në vendngjarje, policia zbuloi se Powers kishte goditur me thikë të dashurin në këmbë. Ai u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Bridget Powers përballet me akuzën e mbajtjes së një arme vdekjeprurëse, vjedhje e armatosur dhe sulm me armë vdekjeprurëse./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi