Këngëtari me famë botërore Neil Diamond po tërhiqet nga turneu botëror i tij pasi thotë se ai u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit. Disa ditë pas ditëlindjes së tij të 77, legjenda e rrokut është duke anuluar koncertet e tij në Australi dhe Zelandën e Re për në mars.

Ai kërkoi falje nga të gjithë ata që po planifikonin të shkonin në shfaqjen e tij dhe tha se po planifikon të kompozojë, të regjistrojë këngë dhe të punojë për projekte të tjera.

Hitet e shumta të Diamondit përfshijnë “Sweet Caroline”, “America”, “Love on the Rocks” ,”Hello Again”, “Girl, you will be a woman soon”.

Diamond mbush 77 vjeç të mërkurën dhe do të marrë shpërblimin më të rëndësishëm të jetës së tij artistike në Çmimet Grammy mbrëmjen e së dielës./tvklan.al