Gal Gadot poston foto me dy vajzat e bashkëshortin në Instagram

Gal Gadot, aktorja e famshme e “Wonder  Woman” është sërish në pritje të ëmbël! Përmes një fotografie të postuar në Instagram lajmin e ka konfirmuar vetë 35-vjeçarja Gadot e cila ka pozuar me bashkëshortin  dhe dy vajzat e saj!

“Ja ku jemi sërish!”- shkruan ajo.

Gadot është shtatzënë për herë të tretë. Ajo ka dy vajza Alma 9 vjeç dhe Maya, 3. Lajmi erdhi vetëm 1 ditë pasi aktorja izraelite u shfaq në Golden Globe për të dhënë njërin prej çmimeve.

Në Maj të vitit 2017 në një intervistë ajo foli për magjinë që ndjen një grua gjatë shtatzënisë dhe lindjes. “Mund të duket qesharake, por unë ndihem si Wonder Woman kur sjell në jetë një fëmijë. Ndjesia më e bukur në botë është të bëhesh nënë dhe të japësh jetë.”

Klan News