Ylli i YouTube dhe rrjeteve të tjera sociale, Vitaly Zdorovetskiy, me ekipin e tij nga “One Life Rally” ka arritur në Kosovë me super vetura sportive.

Me të mbërritur, Vitaly ka mashtruar fansat e tij në Prishtinë, të cilët dëshironin të bënin foto me të, duke bërë gjoja se i kanë rënë të fikët.

Fansat e tij të shqetësuar, në videon e postuar nga ai, shihen teksa e lagin me ujë për ta sjellë në vete, duke menduar se atij vërtet i kanë rënë të fiket, por pas pak çastesh, Vitaly u zgjua duke iu treguar se ishte veçse një mashtrim që e përdori duke e postuar në Instagram.

Vitaly njihet për videot e tij në YouTube, ku poston shumë rrengje.

Klan News