Për disa javë qarkullonte një thashethemnajë se Elvana Gjata dhe Ylli Limani do të bashkonin forcat. Pati akoma më shumë dyshime kur Ylli la një koment në foton e Elvanës.

Në foto, ajo shkroi “Hey” dhe Ylli ia ktheu “E di”, Gjata vazhdoi me “Marre po të them” për t’u pasuar nga një koment tjetër i këngëtarit “Unë jom ka t’thom që e di!

Ndërkohë ditën e sotme, thuajse njëkohësisht të dy postuan të njëjtën gjë në llogaritë e tyre përkatëse në InstaStory: “Të shtunën…X2”, shkruhej në postim.

Tashmë na ngelet të presim ditën e shtunë për të parë se çfarë kanë përgatitur dy artistët e dashur për të gjithë./tvklan.al